BE: Mund të dialogohet për veriun

0
58

 

Bashkimi Evropian do vazhdojë që në pronocnimet publike të insistojë në vazhdim e dialogut në mes të Prishtiëns dhe Beogradit, ndonëse zyrtarët e Brukselit pranojnë se janë të vetëdijëshëm se vazhdimi i këtij procesi nuk është i parashikusheshëm në këtë moment.
Kjo, për arsye se janë paraqitur shumë të panjohura në process, duke filluar nga rethanat e reja politike të krijuara me zgjedhjen e Tomislav Nikoliçit në krye të shtetit serb, e deri te ndryshimet e përbërjeve të delegacioneve.

 

Zyrtarët në Bruksel të involvuar në procesin e dialogut teknik tashmë janë të përgatitur për mundësinë që në krye të delegacionit të Beogradit të mos jetë më Borko Stefanoviç.

 

Sic shpjegohet në qarqet e këtushme, edhe nëse Partia Demoratike e Boris Tadiçit formon koalicionin qeveritar, Stefanoviç ka gjasa të merr ndonjë post më të rënëdsishëm në atë qeveri.
Ndërsa në skenarin tjetër, ku qeveria do mund të formohej në mes të partive nacionaliste, atëherë do duhet të pritet e të shihet se çfarë qasje do ketë qeveria e re e Serbisë ndaj dialogut dhe nëse do i impementojë marrëveshjet që janë arritur deri në këtë moment.

 

”Në rast se formohet qeveria me partitë e Tomislav Nikoliçit dhe Vojislav Koshtunicës, atëherë duhet të presim një kohë për të parë nëse kjo qeveri serbe do orientohet nga Brukseli apo nga Moska”, u shpreh një diplomat evropian.
Sipas këtij burimi, edhe këtij formacioni të mundshëm, Brukseli do ia bëjë me dije se, nëse i dëshirojnë integrimet, kushti mbetet dialogu dhe implementimi i marëveshjeve në dialog.

 

Nuk është vetëm delegacioni serb ai i cili pret ndryshime.
Diplomatët në Bruksel paralajmërojnë se ndryshimet mund të ndodhin edhe tek ekipi kosovar madje edhe tek ndërmjetësit evropian.
Ndryshimet do ndodhin në rast se vendoset që negociatat të marrin format tjetër – atë politik.
“Nëse vendosim që menjëherë të nisim temën e veriut, natyrisht se asnjëri nga aktorët aktual nuk do ulet më në tryezën e negociatave”, u shpreh një diplomat evropian.