12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

BE: Kriza e muslimanëve Rohingya arrin “përmasa të paprecedentë”

Më të lexuarat

Komisioni Evropian bëri të ditur se ka lëshuar 40 milion euro ndihmë humanitare për muslimanët Rohingya në Bangladesh dhe Mianmar

 

BRUKSEL (AA) – Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Ndihmë Humanitare dhe Menaxhim të Krizave, Christos Stylianides, ka deklaruar se kriza e komunitetit Rohingya ka arritur “përmasa të paprecedentë” në muajt e fundit, me mijëra njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate, Komisioni Evropian bëri të ditur se ka lëshuar 40 milionë euro ndihmë humanitare për muslimanët Rohingya në Bangladesh dhe Mianmar.

“Ndihma jonë urgjente do të ofrojë furnizime thelbësore si ushqim, ujë të pastër dhe kujdes shëndetësor, si dhe mbështetje për sezonin e monsunëve”, tha Stylianides.

Kampet e refugjatëve të muslimanëve Rohingya janë jashtëzakonisht të rrezikuar nga përmbytje të papritura dhe rrëshqitje të dheut të shkaktuara nga sezoni i vazhdueshëm i shirave monsunë, i cili zakonisht zgjat deri në muajin tetor dhe mund të rrezikojë jetën e 200 mijë personave.

Deklarata e Komisionit Evropian tha se 29 milionë euro do të përdoren për të ofruar ushqim, mbështetje ushqimore, ujë të pastër dhe lehtësime sanitare, qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor, si dhe mbrojtje më e madhe për grupet më të cenueshme midis refugjatëve dhe komuniteteve pritëse në Cox’s Bazar të Bangladeshit.

“7 milionë euro të tjera do të përdoren për të përmirësuar masat e gatishmërisë për sezonin e shirave, të cilat mund të shkaktojnë vërshime dhe rrëshqitje të dheut në atë që aktualisht është kampi më i dendur i refugjatëve në botë. 4 milion euro do të shkojnë për komunitetin Rohingya dhe do komunitetet pritëse në shtetin Arakan të Mianmarit, si dhe do të ofrojnë mbrojtje, strehim, shëndetësi, ujë, kanalizime, ushqim dhe mbështetje psikosociale”, u theksua në deklaratë.

– Persekutimi i muslimanëve Rohingya

Amnesty International thekson se që nga 25 gushti i vitit 2017, mbi 750 mijë refugjatë Rohingya, pjesa më e madhe gra dhe fëmijë, ikën në Bangladesh pasi forcat e Mianmarit nisën persekutimin e komunitetit pakicë musliman.

Të dhënat e Mjekëve pa Kufij thonë se të paktën 9.000 Rohingya nga 25 gushti deri më 24 shtator 2017 u vranë në shtetin Arakan të Mianamrit.

Në një raport të publikuar dhjetorin e kaluar, grupi global humanitar tha se 71,7 për qind, apo 6.700 Rohingya humbën jetën si pasojë e dhunës, prej të cilëve 730 fëmijë nën moshën pesëvjeçare.

Muslimanët Rohingya, të përshkruar nga OKB-ja si komuniteti pakicë më i rrezikuar në botë, është përballur me frikë në rritje nga sulme të mundshme, pasi dhjetra u vranë në ngjarjet e dhunshme në vitin 2012.

OKB-ja ka dokumentuar një numër përdhunimesh, vrasje (përfshirë edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël), tortura brutale dhe zhdukje të kryera nga pjesëtarët e forcave të sigurisë. Në raport, hetuesit e OKB-së kanë theksuar se këto shkelje mund të konsiderohen si krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit