7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BE-ja do që palët ta adresojnë çështjen e veriut

Më të lexuarat

Çështja e veriut është përmendur disa herë në paraqitjet para medieve të presidentes Jahjaga dhe mikpritësve të saj. Herman van Rompuy, duke folur për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë se „palët duhet të adresojnë çështjen e veriut të Kosovës në interes të qytetarëve“.

E pyetur se a u mbetet besnike fjalëve se me Serbinë nuk mund të ketë bisedime për veriun e Kosovës apo pas takimeve në Bruksel i ka ndryshuar qëndrimet, presidentja Jahjaga nuk është përgjigjur në mënyrë direkte, por ka folur në përgjithësi se si ajo e sheh situatën në veri. Ajo ka thënë se Kosova do të veprojë sikur secili shtet sovran, të bisedojë përmes të zgjedhurve legalë dhe legjitimë. Ka shtuar se as autonomia e as ndonjë status special për veriun nuk mund të jetë zgjidhje. Ajo ka thënë se zgjidhja është vetëm integrimi i serbëve të veriut në institucionet e Kosovës.

Jahjaga është shprehur se duhet të shpërbëhen strukturat paralele në veri dhe të eliminohen strukturat e krimit të organizuar. Ajo ka thënë po ashtu se Kosova është e interesuar të ketë raporte në mira me të gjithë fqinjët në rajon, përfshirë edhe me Serbinë si dy shtete fqinje.

Edhe gjatë kësaj vizite të presidentes Jahjaga, për dallim nga vizitat e krerëve të tjerë të shteteve të ndryshme, në BE nuk ka pasur flamuj e as simbole tjera shtetërore të Kosovës për shkak se BE-ja ende nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet duke pasur parasysh mosnjohjen nga 5 vendet anëtare.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës zotëri Ilir Dugolli dhe stafi i saj, pati një darkë pune në Bruksel me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, i shoqëruar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian, zotëri Joost Korte si dhe Drejtori për Ballkan Pierre Mirel.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit