BDI, mospajtime të pjesshme me deklaratën e Gruevskit

0
37

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka komentuar akuzat dhe kritikat e kryeministrit Nikola Gruevski në adresë të NATO, lidhur me mosdhënies së ftesës për anëtarësim në Samitin e Çikagos.
“Pajtohemi me vlerësimin e dhënë nga ana e Gruevski se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, dhe në këtë drejtim BDI ka dhënë kontributin e vet të pamohueshëm, por nuk mund të pajtohemi me vlerësimin e tij se komuniteti ndërkombëtarë, respektivisht, NATO dhe BE aplikojnë politikë të standardeve të dyfishta ndaj Maqedonisë. Themi këtë duke pasur parasysh se parimi konsensual i NATO-s dhe BE-së ndaj shteteve kandidate për anëtarësim janë konsistente”, theksoi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osman, raporton INA.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që emocionet dhe dëshpërimi të na defokusojnë nga realizimi i objektivave strategjike dhe kombëtare.

“Çështja e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në NATO është mbyllur përfundimisht në Samitin e Bukureshtit, me vendim ekzekutiv të vet Samitit, ku thuhet se Maqedonia do të anëtarësohet në NATO në ditën e zgjidhjes së kontestit të emrit dhe për këtë nuk nevojitet Samit i ri. Vullnetin e mirë të afrimit të Maqedonisë ndaj integrimeve euroatlantike, bashkësia ndërkombëtare e dëshmoj me fillimin e negociatave substanciale për anëtarësim në BE. Gjithashtu, është i pamohueshëm kontributi që ka dhënë dhe vazhdon të jep NATO për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe lehtësimin e integrimit të vendit në NATO dhe BE”, theksoi Osmani, duke shtuar se rruga e vendit për NАТО dhe BE për shqiptarët është pa alternativë. /Telegrafi/kohaislame