9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

BDI fillon fushatën AntiIslame në ALSAT – M

Më të lexuarat

Editorial nga Portali MONITOR MK

Kujt po i shërben Alsat-i?!

Se Alsat-M, që moti ka devijuar dhe nuk e kan për qëllim të vërtetën por vetëm porositë e shefave të tyre, atë e kemi të qartë që të gjith ne. Si do ta kishim shpjeguar ndryshe largimin e shum gazetarëve që ndodhi para një viti?! Ishin ata njerëz profesionist të cilët kur e vërejtën se Alsati po ndryshon kahje, dhe nga media e pavarur po bëhet shërbëtore e BDI-së, ata u larguan nga aty! Të gjith neve na kujtohet shum mirë kur gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski, pati shkruar në profilin e tij, se ka materijale në të cilat janë të implikuar funksionarë të lartë të BDI-së, e të cilat ua ka dorëzuar mediave Kosovare, e me gjasë të madhe njëra ndër to edhe “Expressi” i antiIslamistit të përbetuar Berat Buzhala, në mënyrë që ato ti shpalosin para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen. E tani, kur filloi kampanja e publikimit të këtyre audiomaterialeve, BDI si duket bëri pazarllikun e rradhës në kurriz të shqiptarëve të cilët me shumicë dërrmuese (për të mos thënë 100%) janë musliman! Duke e ditur BDI se pas publikimit të materijaleve që po ndodhin së fundmi, ka gjasë të qëndron Expresi, ata pa hezitim u japin urdhër Alsatit që ta emiton një emision ku musafire është një tjetër urrejtëse e Islamit! Në këtë mënyrë BDI don të arrin dy qëllime:

1-defokusimi i opinionit nga audioinqizimet ku ndëgjohen funksionarët e tyre në situata të turpshme dhe

2-pazarlliku me Expresin: ju nuk do ti publikoni materialet, ne do t’ju japim hapsirë në mediumin të cilin e kontrollojmë!

Se BDI është e aftë për këso manipulimesh, atë e kemi të gjith të qartë, por si guxoi Alsat-M ti lejon vetes një luks të tillë?! Ehh po e vërtetë qenka thënia se: “kush ia shet shpirtin djallit, herët a vonë ai (djalli) do të vije pas asaj që i takon…”

Alsat-M, ia shiti shpirtin djallit (BDI-së) dhe tani BDI-ja erdhi pas shpirtit të Alsat-it…

 

MONITOR – EDITORIAL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit