13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

BBC: Shqipëria, vendi i famshëm për tolerancën fetare

Më të lexuarat

Nga Quinn Hargitai/BBC Travel

Edhe pse kjo ishte hera e parë që unë e takoj Hasib Buba, kisha dëgjuar zërin e tij tashmë disa herë duke i bërë jehonë nëpër rrugët dredha-dredha dhe rrugica të Beratit, një qytet i vogël në jug të Shqipërisë.

Me flokët e errët të ndarë me kujdes, një mjekër të mbajtur mirë dhe veshur me një këmishë pas trupit, udhëheqësi fetar 25-vjeçar shpjegoi se si një muezin (ai që thotë lutjet në xhami), një nga detyrat e tij është që të ofrojë ezanin, thirrjen Islame për lutje transmetuar nga maja e minaresë, pesë herë në ditë.

Ai është fotografia e vërtetë e një myslimani të devotshëm – por unë isha i befasuar kur mësova se kjo nuk ka qenë gjithmonë kështu.

“Unë në fakt jam rritur si i krishterë,” shpjegoi Buba, “dhe për vite me rradhë kam ndjekur këtë rrugë”. “Kur isha më i ri, u përfshiva në një debat me një nga miqtë e mi, i cili ishte musliman. Debati vazhdoi për muaj, dhe në mënyrë që të isha i përgatitur mirë për diskutimet tona, unë fillova të lexoja për Islamin; Kam mësuar gjithçka që mund të kishte lidhje me të. ”

“Në fund, kam fituar debatin, por procesi më bëri që të bëj pyetje në lidhje me bindjet e mia. Përgjigjet e dhëna nga Islami kishin më shumë kuptim për mua, kështu që unë u konvertova”, tha ai.

Edhe pse zgjedhja për t’u kthyer mund të duket një gjë e habitshme për shumë njerëz, realiteti është se Shqipëria prej kohësh konsiderohet si një vend i tolerancës dhe harmonisë fetare.

Fetë mbizotëruese janë Islami dhe Krishtërimi, me muslimanët që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë. Megjithatë, mbetet një unitet i përbashkët në mes të popullsisë së vendit. Kishat dhe xhamitë shpesh zënë të njëjtën rrugë, dhe martesat ndërfetare janë pranuar gjerësisht në kulturën shqiptare. Berati është veçanërisht i rëndësishëm, pasi Muzeu i tij Onufri mban Ikonat si “Burimi Jetëdhënës”. Kjo punë arti e shekullit të 18 përshkruan një skenë të krishterë me minaretë në rritje në sfond dhe është lavdëruar si një simbol i harmonisë së famshme fetare të vendit.

Në një vizitë të vitit 2014, Papa Francis, kreu i Kishës Katolike, vlerësoi vendin ballkanik për tolerancën e tij të dukshme fetar, duke thënë se kjo duhet të shërbejë si një shembull për botën. Gjatë fjalës së tij në Tiranë, Papa Francis vlerësoi “bashkëjetesën paqësore” të feve në vend, duke shtuar se “ky është rast i veçantë në këto kohë kur fryma autentike fetare është duke u shtrembëruar nga grupe ekstremiste, dhe ku dallimet fetare janë duke u shtrembëruar”.

Isha kurioz të dija se si popullsia e Shqipërisë ka mbetur e bashkuar dhe e pyeta Bubën mbi këtë temë.

“Shqipëria ka pasur gjithmonë disa mënyra të pranimit të të tjerëve. Nëse ju shikoni në të gjithë historinë e vendit, ju shihni harmoninë në çdo shekull. Edhe gjatë Perandorisë Osmane. Shumë njerëz ia atribuojnë këtë harmoni komunizmit, por unë nuk besoj se ka lidhje me këtë. Nëse ju shikoni në historinë tonë të mëparshme, kjo thjesht nuk ka kuptim. ”

Buba po referohej periudhës në mes të 1944 dhe 1992, kur Shqipëria ishte nën një regjim të rreptë komunist filluar nga diktatori Enver Hoxha. Gjatë regjimit, Shqipëria u bë një shtet i izoluar, praktikisht pa asnjë lidhje me botën e jashtme. Në vitin 1967, Hoxha forcoi kontrollin e tij mbi vendin edhe më tej duke ndaluar të gjitha fetë, duke deklaruar se Shqipëria është shteti i parë ateist në botë. Gjatë kësaj kohe, kishat dhe xhamitë u konfiskuan nga ushtria dhe u shkatërruan apo u kthyen në kinema e sallat vallëzimi. Anëtarët e klerit u zhveshën nga titujt e tyre, u turpëruan dhe në disa raste u burgosën.

Disa spekulojnë se ky përjashtim i dhunshëm i fesë së organizuar rezultoi në krijimin e një populli me një mendim laik, dhe se vendi është pa ndonjë tension fetar, sepse besimi nuk është një element i rëndësishëm i jetës për shumë prej tyre sot. Buba e hedh poshtë këtë teori me cinizëm.

Për të ilustruar se si harmonia fetare ekziston në Shqipëri, ai solli shembullin e fundit në Malbardh, një fshat i vogël në veri të Shqipërisë. Disa vjet më parë, zona e vogël bëri bujë në të gjithë vendin, kur popullsia lokale muslimane mblodhi fonde dhe rindërtoi kishën e vetmuar katolike të fshatit, e cila kishte qenë prishur ashtu si të tjerat gjatë sundimit të Hoxhës.

Malbardhi nuk është e vetmja zonë që ka histori si kjo. Leskoviku, një fshat pranë kufirit me Greqinë, është i njohur për faltoren e tij komunale të lutjeve që ishte ndërtuar nga rrënojat e një xhamie të shkatërruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rrënojat mbetën të paprekura gjatë komunizmit, por tani vendi i shenjtë, i vendosur në bazë të ish-minaresë, frekuentohet nga myslimanët po ashtu dhe nga të krishterët për lutje.

Këto tregime janë veçanërisht me vend sot. Me frikën në rritje rreth grupeve ekstremiste, duket se ndarja e besimeve është duke u bërë më e thellë.

“Kam dëgjuar për fjalët e njerëzve që dëshirojnë të ndërtojnë mure dhe të ndalojnë besimtarët e besimeve të caktuara që të hyjnë nëpër shtete”, tha Buba. “Kjo vetëm do të ngjallë urrejtje dhe keqkuptim. Arsyeja pse harmonia ekziston në Shqipëri është për shkak se ne angazhohemi me njëri-tjetrin. Ne debatojmë, ne diskutojmë dhe edukojmë veten në lidhje me ata që na rrethojnë. ”

Gjatë dy viteve të mia në këtë vend, unë do të vërtetoja atë që Buba tha si dëshmi e dorës së parë. Ka shumë ngjarje fetare, në të cilat myslimanë dhe të krishterë janë të pranishëm. Dita e Ujit të Bekuar, për shembull, është një festë e krishterë, që festohet nga pjesëmarrësit me një zhytje në lumë në kërkim të një kryqi, por ajo është e hapur për të gjithë dhe shumë nga fituesit gjatë viteve kanë qenë muslimanë. Po kështu, Buba shpjegoi se kjo nuk është e pazakontë për të krishterët që të marrin pjesë në festë, gjatë festës muslimane të Bajramit, e cila thyen agjërimin e Ramazanit. Duke u angazhuar me njëri-tjetrin aq shpesh dhe në mënyra të tilla të rëndësishme, myslimanët dhe të krishterët shqiptarë kanë krijuar një komunitet të fortë bazuar në mirëkuptimin dhe respektin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit