6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BBC: Në Shqipëri bëhen votime, jo zgjedhje

Më të lexuarat

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje Shqipërise në këtë 30 qershor. Në një shkrim të agjensisë së lajmeve BBC, thuhet se në Shqipëri sot po bëhen votime pasi nuk ka garë dhe alternativa zgjedhjeje.

“Shqipëria sot po bën zgjedhje, si asnjëherë tjetër që prej vitit 1990, gjysmë shekulli nga rënia e komunizmit. Edi Rama ka bërë fushatë të vështirë për votimet lokale të së dielës – edhe pse kandidatët e tij socialistë nuk kanë asnjë rival përballë.

Opozita kryesore është duke bojkotuar këto votime, duke nxitur përkrahësit që të jenë të qetë. Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një dekret për të shtyrë votimet, por Rama e ka hedhur poshtë atë dhe ka filluar lëvizjet për të shkarkuar presidentin, të cilin më herët e ka pasur aleat.

Për muaj të tërë, opozita ka mbajtur protesta të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Ata akuzojnë Ramën për mashtrimin dhe korrupsionin e mëparshëm elektoral – të cilin e mohon.

Çfarë po ndodh të dielën?

Votimi po ecën përpara, kritikët e quajnë atë thjesht votim, jo zgjedhje duke pasur parasysh mungesën e konkurrencës. Disa kryebashkiakë lokalë të opozitës kanë përdorur kompetencat e tyre për të ndaluar përdorimin e ndërtesave publike – siç janë shkollat – si vendvotime”, thuhet në shkrimin e botuar nga BBC.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit