10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Bayern Munich 1 milion euro për refugjatët sirian

Më të lexuarat

Bayern Munich ka bërë një gjest të mrekullueshëm duke ndihmuar refugjatët sirianë.
Kampioni i Bundesligës ka krijuar një kamp për ta duke u shërbyer ushqim, veshmbathje por edhe pajisje futbolli, raportojnë mediat gjermane.

Kjo do t’i kushtojë Bayernit rreth 1 milionë euro. Por, klubi nga Allianz Arena nuk do të ndalet me kaq.

Më 12 shtator, Bayern do të takohet me Augsburgun dhe secili futbollist do të hyjë në fushë me fanellë në mbështetje të refugjatëve.

“Bayern e sheh si përgjegjësi sociale për të ndihmuar refugjatët, fëmijët në nevojë, gratë dhe burrat. Ne nuk do ti lajmë anash refugjatët në këto kohë të vështira”, deklaroi zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenige.

Lajmi është dhënë në web faqen oficiale të klubit Bayern Munich.
http://www.fcbayern.de/en/news/news/2015/press-release-030915-fcbayern-emergency-aid-for-refugees-030915.php

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit