12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Batllava dhe Badovci po shterojnë, kurseni ujin!

Më të lexuarat

Dy burimet e ujit për kryeqytetin, liqeni e Batllavës dhe ai i Badovcit, në mungesë të reshjeve atmosferike kanë rënë dukshëm në nivel.

Liqenit të Badovcit në vazhdimësi i rritet numri i hektarëve të tokës së thatë, kurse ngjashëm qëndron situata edhe në Batllavë, ku toka ku shtrihej liqeni më parë po shfrytëzohet nga fshatarët si kullotë për kafshët,

Zyrtarët e ujësjellësit rajonal “Prishtina” janë në dijeni për nivelin e ulët në dy liqenet, dhe sipas tyre situata pritet të mbetet e njëjtë deri në muajin mars. Andaj, thonë se janë të detyruar të vazhdojnë me reduktime të ujit , raporton KTV-ja.
Këto deklarime u dhanë pas konferencës “Viti i bashkëpunimit për ujin”, ku morën pjesë edhe drejtues të ujësjellësve nga rajoni, e të cilët nuk ndajnë mendim të njëjtë kur bëhet fjalë për menaxhimin e ujit.
Në këtë konferencë dy ditore, që për herë të parë është mbajtur në bashkëpunim të Kosovës dhe Shqipërisë, morën pjesë edhe përfaqësues të vendeve nga rajoni /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit