15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bataclan: rreperi mysliman francez sulmohet nga e djathta ekstreme

Më të lexuarat

Rreperi anuloi shfaqjet e tij në sallën Bataclan, vendi ku ndodhi sulmi terrorist i vitit 2015-të, pas protestave. Grupet e së djathtës ekstreme e cilësuan shfaqjen e tij “sakrilegj” ndaj viktimave të masakrës së 2015-ës, por Medine i akuzoi ata se po shfrytëzojnë dhimbjen e familjarëve.

Rreperi francez i njohur për vargjet e tij provokative pro-muslimane ka anuluar dy koncerte në Bataclan, vendi ku 90 persona u qëlluan për vdekje kur njerëz të armatosur e sulmuan gjatë sulmeve terroriste të Parisit, në nëntor 2015.

Medine, një këngëtar i lindur në Francë me origjinë algjeriane ka tërhequr mbi vete “zjarrin” e politikanëve sikundër edhe të disa prej familjeve të viktimave pasi njoftoi shfaqjet e tij në sallën historike të koncerteve.

Biletat për shfaqjet e tetorit u shitën shpejt kur dolën pas javë pasi Medine publikoi albumin ku ndodhet edhe kënga Bataclan, ku ai rrëfen vitet kur ëndërronte që një ditë të performonte atje.

Edhe pse ai e ka denoncuar fundamentalizmin që prej sulmeve në qytet tre vjet më parë, ku u vranë 130 persona dhe u plagosën më shumë se 350 të tjerë, kritikët i janë vërsulur këngëve të tij si “Don’t Laik” ku ai sulmon politikat sekulare të Francës si diskriminuese ndaj muslimanëve.

Kënga, publikuar vetëm një javë përpara sulmeve mbi revistën “Charlie Hebdo”në Paris në janar 2015, përfshinte vargje që apelonin për “kryqëzim të sekularistëve” dhe për vendosjen e “fatvave për kokat e këtyre idiotëve”.

Një deklaratë nga “Bataclan” sqaron se koncertet u anuluan “për shkak të respektit për viktimat e sulmeve të 13 nëntorit 2015 dhe familjet e tyre”.

Njoftimi thotë se qëllimi ishte “ulja e tensioneve” ndërsa vetë Medine postoi në median sociale njoftimin se ai do të luante në një tjetër sallë koncertesh të Parisit, në shkurt, pas këtij vendimi që e cilësoi “të dhimbshëm”.

“Gjithçka doja të bëja ishte të luaja në Bataclan”, shkroi ai, duke i bërë jehon refrenit të këngës së publikuar vitin e shkuar.

Ligjvënës të krahut të djathtë thanë se koncertet do të kishin qenë sakrilegj për viktimat, ndërsa e djathta ekstreme, Fronti Kombëtar, organizoi edhe një peticion online për nxjerrjen jashtë ligjit të koncerteve.

Më së fundi, lëvizje të së djathtës ekstreme kanë apeluar për protesta jashtë Bataclan për të ndërprerë koncertet.

Të premten, këngëtari 35-vjeçar i akuzoi ata se “po shfrytëzojnë dhe po ringjallin dhimbjen e familjeve të viktimave”.

“Jetë për Parisin”, një prej grupeve kryesore të viktimave të Bataclan po ashtu ka denoncuar përpjekjet për të sulmuar rreperin në emrin e tij, duke e mbrojtur të drejtën e sallës së koncerteve për t’ia dhënë skenën të gjithëve që e dëshirojnë atë.

Por, kritikët e Medinë ishin të shpejtë në pretendimin e fitores. Marine Le Pen e së djathtës ekstreme i quajti anulimet “një fitore për të gjitha viktimat e terrorizmit islamik”/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit