Bastis objektin e telefonisë serbe në Shtërpcë

0
59

Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, kanë thyer objektin e filialës së telefonisë serbe në fshatin Jazhincë të Shtërpcës.

Burime të Indeksonline nga Kuvendi komunal i Shtërpcës, kanë bërë të ditur se që nga mëngjesi një numër i madh i forcave speciale ROSU, janë duke kryer bastisje në këtë qytezë.
Kjo qendër ofron shërbime telefonike për rreth 500 amvisëri në tri fshatra serbe të këtij rajoni.
Ky është rasti i dytë, kur njësitë speciale të Policisë së Kosovës, ROSU, kanë ndërhyrë në objekte që financohen nga Serbia.
Rasti i parë ishte i dy javë më parë, kur ROSU ka bastisur një bankë serbe në të njëjtën komunë dhe ka konfiskuar para, dokumente dhe kompjuterë./Indeksonline/kohaislame