9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Basketbollistja turke ëndërron të rritet numri i sportisteve me mbulesë

Më të lexuarat

Merve Şapçı, e cila thotë se kur kishte vendosur mbulesën nuk i ka vajtur gjë tjetër në mendje pos se do të jetë trajnere, rrëfen pasionin për basketbollin dhe përvojat e saj

ANKARA (AA) – Basketbollistja e parë e liçencuar turke me mbulesë, Merve Şapçı, thotë se ëndrra e saj më e madhe është që në disiplina të ndryshme sportive të shohë sportiste me mbulesë sikurse ajo vetë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Merve Şapçı, e cila thotë se kur kishte vendosur mbulesën nuk i ka vajtur gjë tjetër në mendje pos se do të jetë trajnere, rrëfen pasionin për basketbollin dhe përvojat e saj.

“Ëndrra ime më e madhe është që në disiplina të ndryshme sportive të shoh sportiste me mbulesë sikurse unë. Jam përballur me shumë obstruksione pasi vendosa mbulesën. Nuk më shkonte gjë tjetër në mendje pos se do të jem trajnere”, shprehet Merve Şapçı, e cila thotë se basketbolli për të është pasion.

Ajo tregon se ka parë reklamën në të cilën luan basketbollistja nga Bosnjë dhe Hercegovina Indira Kaljo, e cila, siç tregon Merve Şapçı, kishte nisur peticion të gjerë në mënyrë që sportistet me mbulesë të marrin pjesë në aktivitete sportive.

“Edhe unë u bëra pjesë e këtij peticioni këtu në Turqi. Numri i nënshkrimeve në iniciativën nën moton “Të lejohen sportistet me mbulesë” kaloi mbi njëqind mijë”, tha Merve Şapçı.

“Roli i Turqisë ishte shumë i madh”

Merve Şapçı shprehet se gjatë peticionit e kanë mbështetur shumë sportistë. Ajo tregon se kishin nisur iniciativë në Federatën e Basketbollit të Turqisë (TBF), kurse si rezultat i peticionit në FIBA, fillimisht para dy viteve kishin arritur “leje të përkohshme”, kurse më pas, siç thotë ajo, lajmi i mirë që kishin pritur sportistet u kishte ardhur nga TBF. Merve Şapçı tha se gjatë këtij procesi në ndihmë u ka dalë ministri turk i Rinisë dhe Sportit Akif Çağatay Kılıç.

“Vendimi pozitiv i Turqisë në këtë luftë u bë shkak që në të gjitha shtetet të hidhen hapa pozitivë. Roli i Turqisë ishte shumë i madh në ndryshimin e këtij vendimi.

Merve Şapçı, e cila më 5 shtator të vitit 2016 hyri në histori si basketbollistja e parë e liçencuar me mbulesë pas vendimit të TBF-së, në stinorin e ri ka veshur fanellën në Ligën Rajonale të Femrave në Turqi për klubin Küçükçekmece.

Provimin e parë në parket ajo e ka pasur kundër klubit Fenerbahçe Gelişim, ku kishte përjetuar emocione dhe hezitime para ndeshjes.

“Frikohesha të mos shfaqet ndonjë pengesë tjetër. Kur ra fishkëllima e parë, mora frymë thellë. Kisha vetëm një qëllim, si kur isha pa mbulesë, ashtu edhe pasi u mbulova, e ai ishte të shënoja kosha”, thotë Merve Şapçı.

Mirënjohëse ndaj presidentit Erdoğan 

Merve Şapçı thekson se është mirënjohëse ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili, siç thotë ajo, ka hequr shumë ndalesa në Turqi.

“Në saje të presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, po i realizojmë ëndrrat tona”, tha Merve Şapçı, duke shtuar se ai u ka ofruar mundësi që në të njëjtën kohë ta praktikojnë besimin dhe t’i realizojnë ëndrrat.

“Besimi i individit nuk duhet të jetë pengesë që ai të merret me sport. Duhet respektuar besimi i secilit. Madje edhe në organizimet më të larta sportive shkruan “Respekt”. Respekti është më i rëndësishëm se çdo gjë, thotë Merve Şapçı, basketbollistja e parë e liçencuar turke me mbulesë, Merve Şapçı.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit