7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Bashkohu” përkrahë protestën për veriun

Më të lexuarat

Lëvizja “Bashkohu” po përcjell me vëmendje zhvillimet politike sociale dhe ekonomike të Kosovës, gjithashtu paralajmëron edhe popullin e Kosovës për një rrezik që po i kanoset vendit dhe qytetarëve të saj.

Duke e parë ketë rrezik, lëvizja “Bashkohu”, në mbledhjen që ka mbajtur me kryesinë e saj, ka vendosur te përkrahë protestën për zhvillimet në veri, të organizuar nga Nexhmedin Spahiu. Prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që me 24 prill t’i bashkangjiten kësaj proteste, e cila thërret për ta mbrojtur integritetin , sovranitetin dhe qytetarët shqiptarë në pjesën veriore të Kosovës, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja “Bashkohu”.

Lëvizja “Bashkohu” gjithashtu kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos bëjë marrëveshje që dëmton popullin e Kosovës, përkatësisht etninë shqiptare dhe dënon çdo marrëveshje që bëhet si rezultat i presionit në dëm të qytetarëve të Kosovës . /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit