4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Bashkëshortja e kryeministrit izraelit në gjyq për mashtrime

Më të lexuarat

Sara akuzohet për mashtrimet nën dyshimin se ka përdorur fondet publike për të paguar ushqimet e shtrenjta nëpër restorante

 

 Bashkëshortja e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Sara, do të dalë në gjyq për akuzat për mashtrim, njofton e përditshmja izraelite Haaretz, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë seancës të së dielës, gjyqtarët e Gjykatës së Kudsit do të dëgjojnë interpelancën e prokurorëve për çështjen që do të dëgjohen nga kolegji tre gjyqtarësh, për dallim nga siç parashihet me ligj të vetëm njërit.

Sara akuzohet për mashtrimet nën dyshimin se ka përdorur fondet publike për të paguar ushqimet e shtrenjta nëpër restorante.

Sipas padisë, Sara udhëzoi stafin në rezidencën e Kryeministrit në Kuds për të porositur ushqime private me vlerë 350 mijë shekel izraelit (afërsisht 96.600 dollarë) në periudhën 2010-2013.

Netanyahu dhe familja e tij kanë qenë subjekt i hetimeve penale lidhur me korrupsionin dhe pretendimet për mashtrim.

Në shkurt, policia izraelite rekomandoi që Netanyahu të paditet për korrupsion të supozuar, duke thënë se kishte prova të mjaftueshme për të ngarkuar zyrtarisht atë në dy raste të veçanta të marrjes së ryshfetit.

Rasti i parë përfshin producentin izraelit të filmit, Arnon Milchan, i cili thuhet se ka kërkuar të blinte artikuj luksozë për Netanyahun dhe bashkëshorten e tij.

E dyta lidhet me një marrëveshje të dyshuar, përsëri për mbulim të favorshëm të medias, me Arnon Mozes, botues i të përditshmes në gjuhën hebraike Yedioth Ahronoth.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit