7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

BASHKËATDHETARË, MIRËSEVINI!

Më të lexuarat

Ministria e Diasporës kohë më parë ka filluar përgatitjet e veta për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë sezonit të verës, ku fluksi i tyre është më i madh se kurrë gjatë vitit. “Ditët e mërgatës në Kosovë” është një aktivitet, që sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, tashmë është bërë manifestim tradicional. Po ashtu edhe institucionet e tjera, si Policia e Kosovës kanë bërë përgatitjet e tyre të nevojshme që bashkatdhetarët të mos presin në radhë gjatë hyrjes së tyre për në Kosovë. Kurse, sa i përket polisave të sigurimit, ato nuk kanë pësuar rënie sivjet, por sipas zyrtarëve të Byrosë Kosovare për Sigurime, ato do të kushtojnë aq sa ishin vitin e kaluar.

Xhevdet Sfarça, këshilltar i ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, i ka thënë Kosovapressit se kjo ministri i ka bërë të gjitha përgatitjet që t’i pres sa më mirë që është e mundur bashkatdhetarët, në mënyrë që ata t’i kalojnë sa më mirë pushimet e tyre në vendlindje.

Gjatë kohës së pushimeve në vendlindje, bashkatdhetarët kanë nevojë edhe të pajisen me dokumente të nevojshme të Republikës së Kosovës, vazhdimin e tyre etj.

Lidhur me këtë, zyrtarë të Ministrisë së Diasporës thonë se kanë bërë kërkesë që gjatë kohës së pushimeve të bashkatdhetarëve të shtohet numri i sporteleve, në mënyrë që qytetarët të mos humbin kohë për nxjerrjen e dokumenteve. Mirëpo, zyrtarë të Ministrisë së Diasporës kanë sugjeruar që bashkatdhetarët për nxjerrje dokumentesh t’u drejtohen edhe konsullatave të Republikës së Kosovës në shtetet përkatëse ku ata jetojnë.

Gjithashtu, një dukuri tjetër që bashkatdhetarët tanë ballafaqohen me të hyrë në vendlindje është edhe çështja e policave të sigurimit. Ata i paguajnë ato me të hynë në Republikën e Kosovës. Lidhur me këtë, Byroja Kosovare për Sigurime (BKS) i ka thënë Kosovapressit përmes postës elektronike se janë aktiv 24 orë dhe janë të gatshëm të operojnë me sukses edhe gjatë sezonit të mërgimtarëve.

“Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është aktive 24 orë në ditë, që do të thotë se ne jemi në gatishmëri vazhdimisht, pra edhe gjatë kohës kur bashkatdhetarët tanë vizitojnë Kosovën”, thuhet në përgjigjen e BSK-së.

Mirëpo, kjo byro si duket kësaj here nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë zbritje në çmimin e policave. Ata thonë se çmimet do të jenë ashtu siç kanë qenë vitin e kaluar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit