10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Bashkë me Festën edhe gëzimi për shpërblimin

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Me shkuarjen e Ramazanit, shkuan edhe ato vepra të mira, dhe ja, na erdhi festa me gëzimet, shndritjen dhe kënaqësitë e saj. Të gjithë gëzohen dhe buzëqeshin në këtë festë.

Kështu na ka mësuar i Dërguari ynë [Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!]. Kjo është dhe thirrja e natyrshmërisë në zemrën e çdo besimtari dhe besimtareje.

Ndoshta prej sekreteve të këtij gëzimi është dhe gëzimi me ato të mira që Allahu na i ka dhënë në muajin e Ramazanit. Po, për Zotin, nga frytet e veprave të mira është edhe gëzimi dhe kënaqësia, që pasojnë prej veprave. Kjo, njëherësh, është edhe dëshmi e besimit. Në një hadith autentik qëndron:

“Kë e gëzon e mira e tij dhe e shqetëson e keqja e tij, ai është besimtar! (Sahih el-Xhami’i, 6294)

Pasha Allahun, gëzimi për bekimin e Allahut për kryerjen e këtyre veprave të mira duhet të tejkalojë çdo gëzim tjetër. Si jo, kur ky është gëzimi i vërtetë, i cili buron nga thellësia e shpirtit.

Gëzimi për veprat e mira është dhuratë hyjnore dhe shpërblim qiellor. Është vet rezultat dhe fryt i veprave të mira. Është imazh i asaj që Allahu e quan ‘jetë të mirë’:

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre. (Nahl: 97)

Andaj, ejani të gëzohemi për agjërimin dhe namazin, ejani të gëzohemi pse e mbaruam Ramazanin, të gëzohemi për këtë festë, për të cilën lutemi tek Allahu të na e bëjë lumturi dhe gëzim për të gjithë neve kudo që ndodhemi!

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit