Basha takon ministrin gjerman

0
42

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me Ministrin Federal të Bujqësisë dhe Ushqimit të Gjermanisë, me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE.

Gjatë bisedës, kreu demokrat shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, sidomos përsa i takon krimit, korrupsionit, drogës, zgjedhjeve të lira e të ndershme si dhe dekriminalizimin.

Basha e falenderoi Schmidt për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën për konsolidimin e demokracisë, të institucioneve për zhvillimin ekonomik dhe në proceset integruese.

Lideri i opozitës tha se për vendin tonë mbetet shqetësim moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, ç’ka sipas tij, nuk po sjell ndarjen nga krimi dhe po vë në dyshim sundimin e ligjit duke rrezikuar demokracinë.

Tjetër problematike që ngriti gjatë bisedës me zyrtarin gjerman Basha ishte kultivimi i drogës që, sipas tij për fat të keq është shëndërruar në aktivitetin më të madh prodhues në vend.

“Sfida më e madhe për Shqipërinë është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme”, u shpreh Basha. nderkaq ai tha se PD do të vazhdojë të kontribuojë për integrimin europian të Shqipërisë në sinkron të plotë me parimet e saj.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë gjerman, ministri Schmidt vlerësoi rolin dhe kontributin e Partisë Demokratike në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe sot në opozitë, si edhe bashkëpunimin ndër vite. Ai garantoi Basha, se CSU do të jetë në krah të Partise Demokratike në çdo sfidë që ajo dhe Shqipëria do të kenë përpara.