12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Basha: Ramës nuk i vjen keq për shqiptarët e do të marrë 600 mijë sirianë! Shpreson që Evropa të heshtë

Më të lexuarat

Kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka lëvizur nga foltorja e Kuvendit dhe ka denoncuar prej aty, futjen e zhurmuesit në Kuvend, ndërprerjen e internetit me qëllim që opozita tës e publikonte fjalën e saj të ndërprerë nga Rama e Ruçi, në rrjetet sociale.

Por Basha nuk ka hequr dorë së përsërituri rezolutën e fundit të qeverisë gjermane se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave dhe se këtu e ka burimin, vetëofrimi i Ramës për të marrë 600 mijë refugjatë me synimin për të blerë heshtjen e Europës.

“Keni futur zhurmues për të ndërprërë fjalën e opozitës, – tha Basha. – Pyes se cili vend tjetër ndalon internetin për t’i ndërprerë fjalën opozitës, që të mos dëgjohet e vërteta? Janë vetëm vetëm të falimentuara, të shkatërruara, të mjeruara. Pse e hiqni fjalën për të vërettën që e di sot e gjithë Europa?

Sepse kryeministri, kryegjyqtarri, kryeprokurori madhe edhe kryeredaktori do të informojë mediat se negociatat po hapen. Por verdikti i qeverisë gjermane është se Edi Rama ka mashtruar dhe nuk i ka kryer detyrat dhe kjo është arsyeja pse qeveria gjermane e mori këtë vendim.

Dhe do të ishte më keq nëse nuk do të ishte qëndrimi i opozitës shqiptare….

(Rama i ndërpret fjalën Bashës duke qeshur me zë të lartë, pasuar nga deputeti Taulant Balla në sallë)

Basha nuk e ka ndërprerë fjalën: Pse po zgërdhiheni?!

Tani është vetëofruar për të futur 600 mijë, për të ndërmarrë një operacion që nuk e përballojnë as vendet e Europës. Nuk ka ansjë pikë keqardhje për shqiptarët që po largohen dhe papritur i vjen keq për sirianët! Atij nuk i bëhet vonë as për sirinë e as për afganë, por vetëm për veten e tij. E bën për shpresën se do t’i harrojnë driogën, krimin, korrupsionin dhe do të blejë heshtjen e Europës me refugjatët!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit