13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Barometri i Ballkanit: 50% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

Më të lexuarat

Gjysma e shqiptarëve po marrin në konsideratë që të largohen dhe të punojnë jashtë vendit. Tendenca për të ikur po rritet nga viti në vit sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit.

Rezultatet e sondazhit treguan se gjatë vitit të kaluar 48 për qind e shqiptarëve dëshironin të iknin nga vendi, ndërsa këtë vit kjo kategori arriti në 50 %.

Shqiptarët bashkë me boshnjakët renditen të parët në rajon me dëshirën e lartë për lënë vendin. Por ndryshe nga Shqipëria në Bosnje, ritmi i dëshirës për të lënë vendin ka rënë në tre vitet e fundit. Në vitin 2015, 58% e boshnjakëve dëshironin të jetonin dhe punonin jashtë, ndërsa më 2017 duan të largohen 50%. Në Shqipëri në vitin 2015 donin të ikin jashtë vendit 38% e shqiptarëve, ndërsa në vitin 2017, 50 për qind e tyre duan të lënë vendin.

Tendenca e shqiptarëve u rrit ndjeshëm pas heqjes së vizave. Udhëtimet në Europë u bënë të zakonshme për të gjitha shtresat, ndaj në kërkim të një jetë më të mirë tendenca për të emigruar është rritur. Heqja e vizave ka pasur një efekt të ngjashëm edhe në Rajon por jo në të njëjtën masë si në vendin tonë. Shqipëria ka nivelin më të ulët te të ardhurave për frymë dhe është ndër vendet më të varfra në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit