10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bariu i cili thoshte “hajr” (tregim)

Më të lexuarat

“Tregohet se një bari për çdo gjë që i ndodhte, e kishte zakon të thoshte: “hajr”, “ndoshta është hajr”. Një ditë fshatarët vendosën që ta testojnë se sa është i bindur në atë çfarë po thotë: Morren të gjitha delet e tij dhe i dërguan në një fshat të afërt përkohësisht. Pastaj shkuan te bariu dhe i thanë: Hajdutët i kanë vjedhur të gjitha delet e tua. Bariu u mërzit mirëpo prapë tha: Hajr, ndoshta është më mirë. Mirëpo fshatarët menduan se ky natën do të pikellohet shume dhe do të qan. Andaj vendosën që të shkojnë te ai natën. Gjatë qëndrimit aty e testonin bariun me fjalë mirëpo ai i qendronte besnik parimit të tij dhe këshillonte që ta harrojnë këtë temë. Të nesërmen u njoftuan fshatarët se të gjitha delet e tyre ishin vjedhur natën përderisa këta ishin te bariu për ta “ngushlluar”. Bariu dëgjon fshatarët duke bërtitur, mallkuar për atë çfarë u kishte ndodhur dhe ju thotë: Delet e mia janë vjedhur më herët…. Pastaj fshatarët e informuan për realitetin e asaj çfarë kishte ndodhur dhe i thanë se vetëm delet tuaja kanë shpëtuar!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit