16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Barcelona shpallet kampion i La Ligas pas fitores dhe het-trikut të Messit ndaj La Corunas, festojnë titullin e 25-të në histori

Më të lexuarat

Barcelona ka fituar në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat 2-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të La Ligas, fitore kjo e cila i ka shpallur kampion për këtë sezon.

Gjiganti katalunas ka arritur të përfundoj me sukses sezonin superior në La Ligas pasi tri javë para fundit është shpallur matematikisht kampion i Spanjës, titull ky i 25-ti në histori të klubit.

La Coruna bëri korridorin e nderit para ndeshjes (Getty Images)

Barcelona e nisi furishëm takimin duke shënuar qysh në minutën e shtatë me anë të Philippe Coutinhos, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Ousmane Dembele.

 Coutinho hapi serinë e golave (Getty Images)

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk i ndali sulmet dhe arriti të gjej edhe golin e dytë, ku Lionel Messi (38′) shënoi për 0-2 pas një asistimi perfekt nga Luis Suarezit.

Lionel Messi (Getty Images)

Megjithatë, vendasit arritën të kthehen në lojë me anë të Lucas Perez, i cili shënoi në minutën e 40-të për 1-2 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, vendasit nisën mirë ndeshjen, duke gjetur shpejt edhe golin e barazimit, ku Emre Colak (64′) shënoi nga afërsia për rezultatin 2-2.

Ky gol nervozoi paksa katalunasit që u sulën përsëri në sulm dhe pas sulmeve të pareshtura gjetën edhe golin e tretë me anë të Messit (82′), i cili pas asistimit të Suarezit shënoi për 2-3.

Messi kompletoi het-trikun (Getty Images)

Messi shënoi edhe golin e het-trikut, ku në minutën e 85-të shënoi për 2-4 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Barcelona shpallet edhe matematikisht kampion me 84 pikë në vendin e parë apo 11 më shumë se Atletico Madrid në vendin e dytë me tri ndeshje të mbetura deri në fund.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin në shtëpi Real Madridin, ndërsa La Coruna udhëton tek Celta Vigo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit