9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Barcelona krahason Enis Bardhin me Lionel Messin: Do të jetë duel i snajperëve

Më të lexuarat

Të dy veshin fanellën me numër 10, gjithashtu të dy veshin fanellën me ngjyrat kuq e kaltër dhe ata të dy kanë një talent shumë të veçantë.

Kështu nisë shkrimi në faqen e Barcelonës për njërin nga lojtarët më të mirë që ka njohur bota e futbollit, Lionel Messin dhe talentin e jashtëzakonshëm shqiptar Enis Bardhin.

Ylli i Barcelonës është golashënuesi më i mirë në La Liga këtë edicion me 34 gola të shënuar deri më tani.

Gjashtë nga këta gola gjeniu argjentinas i ka shënuar nga gjuajtjet e lira.

Por pozitën e parë për golat nga gjuajtjet e lira po ia rrezikon talenti shqiptar i Levantes, Enis Bardhi që ka shënuar pesë herë.

Messi (Getty Images)

Ka qenë faqja zyrtare e kampionëve të Spanjës që i ka kushtuar një shkrim dy specialistëve të gjuajtjeve të lira.

“Messi – Bardhi, do të jetë një duel i snajperëve ballë për ballë”, thuhet ndër tjera në faqen zyrtare të Barcelonës.

Bardhi këtë edicion ka shënuar shtatë gola në La Liga, ku pesë prej tyre ishin nga gjuajtjet e lira.

22-vjeçari ka realizuar nga gjuajtjet e lira ndaj Bilbaos dy gola, Deportivo La Corunas, Real Sociedadit dhe Leganes.

Enis Bardhi (Photo: Moje Levante)

Ndërkohë Messi i ka shënuar nga goditjet e dënimit Real Sociedadit, Las Palmasit, Alavesit, Atletico Madridit, Gironas dhe Leganesit.

Ndeshja mes Levantes dhe Barcelonës luhet ditën e diel me fillim nga ora 20:45.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit