6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Banorët e qytetit me më shumë muslimanë në Amerikë, të zemëruar me deklaratat e Trump

Më të lexuarat

Banorët e qytetit amerikan me shumicë myslimane kanë reaguar, kryesisht me zemërim lidhur me propozimin e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, pasi ai propozoi ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.

Hamtramck, Michigan, ka diku 22 mijë banorë, mbi 50 për qind e të cilëve janë myslimanë dhe së fundmi ky qytet ka zgjedhur Këshillin e Qytetit, kryesisht me anëtarë myslimanë, transmeton Telegrafi.

Mëngjesin pas deklaratave të Trump, mediat e huaja kanë përdorur teknologjinë për të analizuar postimet në mediat sociale nga ky qytet. E rezultati: Thënë shkurt – të gjithë janë të zemëruar.

Saad Almasmari, i cili ndihmoi që Këshilli i qytetit të bëhet me shumicë myslimane, kur ai ishte një nga tre anëtarët e rinj të këshillit të zgjedhur në nëntor, ka shkruar në Facebook menjëherë pas deklaratës Trump: “Z. Trump, ashtu si një gurë i vogël brenda një shishe bosh, bën shumë zhurmë kur ju e shkundni atë”.

Reagime ka pasur edhe nga kryetari i komunitetit katolik të këtij qyteti, Karen Majewski.

Banorët e Detroit dhe qytetit të afërt të Dearborn, i cili gjithashtu ka një popullsi të madhe myslimane, iu bashkuan nervozizmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit