10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Banorët e Hanit të Elezit që pritën të parët ushtarët e KFOR-it përshkruajnë emocionet 20 vjet pas

Më të lexuarat

78-vjeçari Idriz Hoxha nuk arrin të përshkruajë me fjalë momentin kur nga kampi i Stankovecit në Maqedoninë e Veriut, 20 vjet më parë, dëgjoi për vendimin e NATO-së që të intervenojë në Kosovë.

Ai, bashkë me familjen, kishte përjetuar gëzim të madh, e pa menduar gjatë, pavarësisht vështirësive, thotë se në këmbë u nisën drejt shtëpisë në Han të Elezit, raporton KTV.

Kufirin e kaluan bashkë me pjesëtarët britanikë të KFOR-it, më 12 qershor 1999.

Hani i Elezit ishte zbrazur, e ata pak persona që kishin mbetur ishin pjesëtarë të UÇK-së.

E kur takohen sërish në zonën pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, që ka ndryshuar shumë nga ajo kohë, e kujtojnë me mall momentin kur i takuan për herë të parë forcat e NATO-së.

20 vjet pas, ata thonë se ai është momenti më i rëndësishëm që i dha kah tjetër jetës së tyre.

Llogaritet se rreth 500 mijë banorë, që u larguan me dhunë nga forcat serbe, u strehuan në Maqedoninë e Veriut.

Pas 12 qershorit, kur forcat e NATO-së zbarkuan në Hanin e Elezit, banorët filluan të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre, që kishin mbetur të shkatërruara ashtu sikurse gjithçka tjetër në qytet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit