7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bankat me kritere të ashpra për kredi

Më të lexuarat

Mekanizmat financiarë ndërkombëtarë dhe ekspertët e çështjeve ekonomike, iu bëjnë thirrje bankave komerciale që operojnë në Kosovë që të rrisin qasjen në financa.
 
Fondi Monetar Ndërkombëtar, gjatë vizitës dy javore që i kishte bërë Kosovës kishte theksuar se “bankat komerciale në Kosovë janë të shëndosha dhe të mbikëqyrura mirë, por duhet që të bëhen në përgjithësi më shumë përpjekje për ta rritur qasjen në financa”.
 
Milazim Abazi, ekspert për çështje financiare, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë i quan të ashpëra kriteret e bankave për dhënien e kredive dhe thotë se kanë hapësirë të mirë për të ulur normat e interesit në kredi.
 
“Bankat komerciale në Kosovë janë mirë të kapitalizuara dhe me depozita, por kanë dhënë shumë pak kredi karshi potencialit dhe mundësive që ata i kanë. Zbutja e kritereve për marrjen e kredive do të mundësonte zhvillimin e bizneseve pasiqë mjaft prej qytetarëve dëshirojnë të krijonë biznese, mirëpo mosdorëlirësia e bankave nuk po ua mundëson këtë,” tha eksperti Abazi.
 
Në anën tjetër, Petrit Balija, drejtor i Shoqatës së Bankave të Kosovës, thekson se bankat komerciale kanë pasur rritje të kreditimit gjatë vitit 2014, si dhe kriteri për dhënien e kredive duhet të jenë të ashpra.
 
“Kjo është një shenjë e mirë që ka kreditim më të madh. Edhe bankat do të donin të ketë kreditim edhe më të madh, pasi që edhe likuiditeti është mjaft i lartë, por kjo varet nga kërkesat e bizneseve, sa do të ketë zhvillim ekonomik në vitin 2015 dhe a do të ketë rritje të kërkesës së bizneseve për kredi drejtë bankave, dhe se kriteret duhet të jenë të ashpra  në mënyrë që të ruehet stabiliteti dhe nuk duhet të rrezikojmë në marrjen e risqeve të paarsyeshme,” shton Balija.
 
Shuma e përgjithshme e kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale ka arritur në 1.85 miliard euro, kreditë për ndërmarrje vazhdojnë të kenë përqindjen më të lartë, pasuar nga kreditë për ekonomitë familjare.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit