9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bankat britanike, Nigeria: Të na kthejnë paratë

Më të lexuarat

Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari tha se nuk dëshiron ndjesën e askujt, pasi kryeministri britanik David Cameron e cilësoi vendin e tij si të korruptuar në mënyrë fantastike, njofton TCH.

Në fjalën e tij gjatë një samiti antikorrupsioni në Londër, Buhari tha se i intereson më shumë kthimi i aseteve të vjedhura nga vendi i tij dhe që gjenden aktualisht në banka britanike.

Cameron e bëri komentin e pakujdesshëm gjatë një bisede me mbretëreshën. Ndërsa pritet nisja e samitit ndërkombëtar antikorropsion në Londër të enjten, presidenti nigerian Buhari i pyetur nga gazetarët pranoi se vendi i tij ishte tejet i korruptuar. Ndërsa qeveria e re nigerian zbulon çdo ditë që kalon vjedhje në miliarda dollarë, presidenti Buhari tha vërtet ishte trishtuar nga fjalët e Cameron, por nuk dëshiron që askush t’i kërkojë falje.

“Ç’më hyn në punë një ndjesë? Më duhet diçka e prekshme”, deklaroi Buhari, duke iu referuar përpjekjeve për të rimarrë paratë që nga Nigeria janë vendosur në banka britanike. Më herët “Transparencey International” kritikoi komentet e Cameron, duke akuzuar Londrën se është pjesë e problemit të korrupsionit, pasi garanton një parajsë të sigurt për paratë e korrupsionin qoftë në Britaninë e Madhe apo territoret e saj në ishuj të ndryshëm.

Pikërisht këtë theksoi edhe Presidenti nigerian Buhari, duke thënë se paratë që vidhen nga Nigeria pastrohen përmes qendrave botërore financiare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit