15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Banka Qendrore e Turqisë do të sigurojë likuiditetin e nevojshëm për bankat

Më të lexuarat

Huamarrësit mund të huazojnë depozita valutore të Bankës Qendrore brenda një muaji, me ato ekzistuese në një afat njëjavor

 

ANKARA (AA) – Banka Qendrore e Turqisë (CBRT) do të sigurojë nevojat për likuiditetin e bankave në Turqi, njoftoi të hënën CBRT, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në kuadër të huadhënies ditore dhe asaj të mbrëmjes, Banka Qendrore do të sigurojë gjithë likuiditetin që u nevojitet bankave”, njoftoi CBRT përmes një deklarate me shkrim.

Bankat do të mund të huazojnë depozita valutore me një afat kohor prej një muaji, me ato ekzistuese me një afat njëjavor.

Në rast nevoje, Banka Qendrore mund të rrisë limitet e depozitave devizore të huamarrësve në 50 miliardë dollarë dhe të përmirësojë kushtet e shfrytëzimit.

Me qëllim të sigurimit të një fleksibiliteti të menaxhimit të kolateralit, Banka Qendrore ka rishikuar normat e skontimit të kolateralit për të gjitha transaksionet që nuk janë në lira turke, thuhet më tej në deklaratë.

Më tej, CBRT shton se “Përmes kësaj rregulloreje, pritet që vlera e skontuar e kolateralit aktual të paidentifikuar të rritet për rreth 3,8 miliardë lira turke (555,4 milionë dollarë)”.

Banka Qendrore gjithashtu ka ngritur limitet e depozitave devizore për transaksionet e huadhënësve në lira në 7,2 miliarrdë euro (8,2 miliardë dollarë) në 20 miliardë euro (22,8 miliardë dollarë).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit