17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Banka Botërore parashikon 4,7% rritje ekonomike të Turqisë në 2018-n

Më të lexuarat

Sipas raportit të azhurnuar të BB-së për Ekonominë e Evropës dhe Azisë Qendrore, publikuar të martën, rritja ekonomike e Turqisë do të jetë 4,7% në 2018-n, 4,4% në vitin 2019 dhe 4% në 2020-n…

 

Banka Botërore (BB) ka parashikuar një rritje ekonomike prej 4,7% të Turqisë në vitin 2018.

Sipas raportit të azhurnuar të BB-së për Ekonominë e Evropës dhe Azisë Qendrore, publikuar të martën, rritja ekonomike e Turqisë do të jetë 4,7% në 2018-n, 4,4% në vitin 2019 dhe 4% në 2020-n.

Raporti thekson gjithashtu se Turqia ka regjistruar një rritje ekonomike të fuqishme pavarësisht zhbalancimeve makroekonomike në rritje të vitit të kaluar.

“Varfëria në Turqi është ulur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara dhe ky trend do të vazhdojë po ashtu gjatë periudhës në vijim, edhe pse me ritme më të ngadalta. Pritet që politikat ekonomike ekspansioniste të përpara zgjedhjeve të vazhdojnë duke mbështetur edhe kërkesën”, thuhet mes të tjerash në raportin e BB-së.

Në raportin e sipërcituar parashikohet që rritja të vazhdojë edhe për eksportet turke, falë forcës shtytëse të përmirësimit ekonomik në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit