6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bangladeshi pezullon planin për rikthimin e muslimanëve të Arakanit

Më të lexuarat

Kryetari i komisionit të refugjatëve, Abul Kalam, ka njoftuar se në kushtet aktuale nuk dëshirojnë të rikthejnë refugjatët e Arakanit në Mianmar

 

Bangladeshi ka njoftuar se ka hequr dorë nga zbatimi i marrëveshjes së arritur me Mianmarin për rikthimin në vendin e tyre të më shumë se 700,000 refugjatëve të Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i komisionit të refugjatëve, Abul Kalam, ka njoftuar se në kushtet aktuale nuk dëshirojnë të rikthejnë refugjatët e Arakanit në Mianmar, se nuk do t’i detyrojnë ato për këtë dhe se për këtë arsye për momentin e kanë pezulluar planin për rikthimin e tyre. Gjithashtu Abul Kalam ka theksuar se “Do të vazhdojmë përpjekjet tona bindëse”.

Rreth 1 mijë refugjatë që jetojnë në kampet në Cox’s Bazar protestuan për planin e rivendosjes i cili pritej të vihej në zbatim duke nisur që nga dita e sotme.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Bangladeshit dhe Mianmarit në etapën e parë parashikohej që të riatdhesoheshin 2.200 qytetarë të Arakanit për të cilët ishte “miratuar rikthimi” nga Mianmari, po asnjëri nga refugjatët për të cilët ishte miratuar rikthimi nuk dëshironte riatdhesimin në Mianmar pa mbrojtjen e OKB-së.

Ndërkohë qeveria e Bangladeshit kishte dhënë siguri se nuk do të detyronte për rikthim asnjë prej refugjatëve.

Po ashtu edhe Kombet e Bashkuara (OKB) nuk e mbështetnin zbatimin e planit në fjalë, ku dhe komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, në një deklaratë ditë më parë duke i bërë i thirrje qeverisë së Bangladeshit për ndalimin e zbatimit të këtij plani paralajmëroi se muslimanët e Arakanit do të përballeshin me rreziqe serioze nëse do të ktheheshin në Mianmar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit