14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bangladesh, në kampet e Rohingyave çdo ditë lindin rreth 60 foshnja

Më të lexuarat

Në kampet në Bangladesh ku janë strehuar muslimanët Rohingya të Arakanit të cilët kanë ikur nga incidentet e dhunshme në Mianmar, gjatë 9 muajve të fundit në ditë kanë lindur rreth 60 foshnja.

Që nga 25 gushti i vitit 2017 në Mianmar u intensifikuan masakrat ndaj muslimanëve të Arakanit, të cilët ikën dhe u strehuan në kampet në rajonin Cox’s Bazar të Bangladeshit. Në raportin e publikuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) thuhet se në këto kampe gjatë 9 muajve të fundit kanë lindur më shumë se 16 mijë foshnja.

Duke bërë të ditur se në këto kampe çdo ditë lindin 60 foshnja, në raport po ashtu thuhet se vetëm një e pesta e këtyre foshnjave të lindura nga muaji shtator i vitit të kaluar kanë lindur në qendra shëndetësore.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Bangladesh, Edouard Beigbeder thotë se “Çdo ditë rreth 60 foshnja lindin në kushte të tmerrshme, larg shtëpive të tyre”.

Ai u shpreh se nënat e këtyre foshnjave janë detyruara të zhvendosen nga vendet e tyre dhe se i janë nënshtruar dhunës, traumave dhe ndonjëherë edhe përdhunimit. “Nuk është e mundur të dihet se sa foshnja kanë lindur ose sa do të lindin si rezultat i dhunës seksuale”, tha Beigbeder.

Gratë dhe vajzat muslimane të Arakanit detyrohen në prostitucion nga trafikantët e njerëzve

Në një lajm hulumtues të BBC-së me Fondacionin Sentinel, i cili kryen studime për çështjen e abuzimit të fëmijëve, është zbuluar se gratë dhe vajzat të cilat kanë ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe janë strehuar në shtetin fqinj në Bangladesh, ku jetojnë në kushte të vështira, po bien në kurthin e rrjeteve të prostitucionit.

Në lajm thuhet se në qytetin Cox’s Bazar ku në masë të madhe ndodhen refugjatët e Arakanit, trafikantët e qenieve njerëzore po i mashtrojnë gratë dhe vajzat të cilat i kanë humbur familjet e tyre në sulme, me pretendimin se do të gjejnë punë për ta në qytete të tjera si pastruese ose shërbyese në hotele ose kuzhina ndërsa më pas i detyrojnë në prostitucion.

Sipas OKB-së që nga 25 gushti i vitit 2017, më shumë se 700 mijë muslimanë Rohingya të Arakanit u detyruan të largohen nga Mianmari. Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në pamjet satelitore të publikuara dëshmuan se qindra fshatra janë shkatërruar.

Marrëveshja e arritur mes Qeverisë së Mianmarit dhe Bangladeshit për kthimin e muslimanëve të Arakanit në territoret e tyre ka mbetur jofunksionale në praktikë meqë ata të cilët janë zhvendosur nuk kanë mundësi për dokumentimin e gjendjes së tyre.

OKB-ja dhe organizatat për të drejtat e njeriut dhunën ndaj muslimanëve të Arakanit e cilësojnë si “spastrim etnik” ose “gjenocid”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit