13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Banana split

Më të lexuarat

Kjo është një recetë e thjeshtë që mund tua ofroni fëmijëve tuaj rreth orës 16…

Përbërësit:

  1. Një banane
  2. 1 luge akullore me shije kakao
  3. 1 luge akullore me shije panna
  4. 1 luge akullore shije luleshtrydhe
  5. 150 ml panna të freskët
  6. 80 gr çokollatë fondente
  7. 2 luge reçel luleshtrydheje
  8. çokollate të grirë dhe qershi të sheqerosura

Përgatitja:

Hapi i parë:
Grijmë çokollatën dhe e shkrijmë, pasi të jetë shkrirë, shtojmë panën. Marrim reçelin e luleshtrydhes dhe e shtypim ne një kulluese me qëllim që të ngelen në të farat dhe të behet si pure.
Presim bananen ne 2 pjese ne gjatesi dhe i veme ne nje pjate.
Mbi të vendosim 3 akulloret  me panna, luleshtrydhe dhe kakao.
Sipër e zbukurojmë me kremin e çokollatës dhe të luleshtrydhes ,pastaj me panna të montuar, 3 qershizat dhe në fund copëza lajthie dhe çokollate.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit