7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ban Ki-moon: Veriu të zgjidhet me dialog

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka përsëritur se pret nga liderët e Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen seriozisht në dialog.

Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në selinë e OKB-së, pak kohë pas përfundimit të turneut të tij në shtetet ballkanike, me ç’rast vizitoi edhe Kosovën, transmeton rel.
“U kam thënë liderëve në Beograd dhe Prishtinë se pres përkushtim të sinqertë dhe serioz për dialog nga të dy palët. Të gjitha çështjet, në veçanti tensionet në veri, duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore”, është shprehur Ban.
Ai ka thënë se rëndësinë e dialogut e ka shprehur në secilin hap që ka bërë në rajon, derisa është shprehur se kthehet në Nju Jork me përshtypjen të thellë për elasticitetin dhe dinamizmin e rajonit./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit