6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ban Ki-moon, i mirëpritur pa Rezolutën 1244

Më të lexuarat

Përfaqësues të partive politike të vendit vlerësojnë se vizita e pritur e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon do të vlerësohej si pozitive, në rast se kreu i OKB-së do të vinte pa pasur ‘në mendje’ Rezolutën 1244 dhe Planin 6-pikësh.
Ata vlerësojnë se sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do të duhej ta kishte të qartë se Kosova është shtet i pavarur, i cili sa më shpejt do të duhej të pranohej anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare”, se vizita e Ban Ki-moon është shenjë se Kosova trajtohet si entitet dhe si çështje me prioritet për OKB-në.

Ismet Beqiri i LDK-së, ka thënë se nuk është shenjë e mirë deklarata se Ki-moon vjen në kuadër të Rezolutës 1244, ndërsa, Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes thotë se vizita e kreut të OKB-së do ta forcojë rolin e UNMIK-ut. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit