7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ban Ki-moon: Gjendja në Sudanin e Jugut drejt gjenocidit

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Ban Ki-moon ka paralajmëruar se gjendja në Sudanin e Jugut po shkon drejt gjenocidit dhe bëri thirrje për vendosje urgjente të embargos së armëve në këtë shtet të Afrikës Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Ban paralajmëroi se jostabiliteti në Sudanin e Jugut po kërcënon tërë rajonin dhe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të vendos embargo të armëve e cila “do të pakësonte kapacitetin e të gjitha palëve për të luftuar”.

“Nëse nuk reagojmë, Sudani i Jugut kthehet në rrugën drejt krimeve masive”, porositi Ban. Besohej se në Sudanin e Jugut do të implementohet paqja dhe stabiliteti pas pavarësisë nga Sudani fqinj në vitin 2011, megjithatë, dhuna etnike në këtë vend eskaloi në fund të vitit 2013, kur forcat lojale të presidentit Salva Kiiru i cili është nga grupi etnik Dinka, kundërshtuan forcat lojale të Riek Machar, ish-zëvendëspresidenti që është nga grupi Nuera.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit