20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ban këmbëkryq në Xhaminë e Sinan Pashës

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, gjatë qëndrimit në Prizren, të martën, ka vizituar bashkësitë më të mëdha fetare, ku gjatë bashkëbisedimit me liderët religjiozë ka bërë thirrje për tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare, si çelës për arritjen e paqes jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe më gjerë.

I ulur këmbëkryq në mes të Xhamisë së Sinan Pashës, pranë udhëheqësve të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, sekretari i organizatës më të madhe botërore ka theksuar se dëshiron që të shoh në vepër ndërveprimin e bashkëjetesës fetare dhe etnike, e që sipas tij është parim i veprimit të OKB-së.

“Njerëzit janë të lirë të besojnë siç kanë dëshirë. Vizita ime në Prizren është bërë me qëllim që të shoh ndërveprimin e bashkëjetesës fetare dhe etnike. Kosova është një shoqëri shumë etnike dhe shumë fetare dhe në kuadër të kësaj njerëzit duhet ta gjejnë harmoninë dhe gjuhën e përbashkët të komunikimit. OKB-ja gjithnjë angazhohet për avancimin e kësaj bashkëjetese”, ka thënë Ban Ki-moon, raporton Koha.

Gjatë paraqitjes që ka bërë në xhaminë më të bukur të Prizrenit, Ban ka cilësuar se liderët fetarë mund të luajnë rol të rëndësishëm në avancimin e procesit të paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve pavarësisht nga dallimet që ekzistojnë mes tyre.

Para se të jepte mesazhin e tij, Ban ka vizituar klerin katolik në Katedralen e Zonjës Ndihmëtare dhe atë ortodoks në Kishën e Shën Gjergjit.

Vizita e shefit të OKB-së ka zgjatur rreth një orë. Gjatë kësaj kohe shiu ka rënë pandërprerë. Ai ka zbritur me helikopter në bazën e KFOR-it gjerman në Prizren, ku nën përcjellje të forcave të shumta të rendit është ndalur së pari në Kishën Katolike. Aty është pritur nga kancelari i Kishës Katolike, Don Shan Zefi. Ky i fundit i ka shprehur “mirëseardhje të madhe sa vet Kisha” e Zonjës Ndihmëtare. Kleriku katolik ka përkujtuar se vizita e Ban-it ka nderuar shqiptarët dhe gjithë etnitë tjera që jetojnë në Kosovë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit