6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bamirësia kthehet me bamirësi

Më të lexuarat

Besimi ynë duhet të konfirmohet duke u bërë mirë të tjerëve, por në emër të Allahut të Madhërishëm, dhe pa asnjë interes të kësaj bote. E mira që ju bëhet të tjerëve e fisnikëron shpirtin e bamirësit dhe të atyre që u bëhet bamirësi. Bamirësi gjithmonë është në fitim, të kësaj bote dhe të ahiretit. Allahu i Madhërishëm ka garantuar se shpërblimi nuk do t’i humbët: “Allahu, bamirësve nuk do t’ua humbë shpërblimin.” (et-Tevbe, 120)

Ka shembuj të shumtë që e vërtetojnë këtë.

Për një shembull të tillë, flitet në tregimin vijues për një ngjarje të vërtetë, të cilën në ligjëratën e tij e ka thënë një dijetar, duke e transmetuar nga një njeri i cili ia kishte treguar atij:

“Derisa ishim në rrugë na u prish makina. Me mua ishin gruaja dhe fëmijët, kurse jashtë ishte shumë nxehtë. U ndala në një stacion benzine që ta gjejë dikë që mund të ma rregullonte makinën. Më thanë se prishja është e madhe, ka plas motori dhe mund të riparohen vetëm në Taif ose në Riad, kurse ne jemi në gjysmë të rrugës. Derisa familja ime ishte në makinë, unë në diell të nxehtë po mendoja se çfarë të bëjë me gruan, me fëmijët dhe me makinën?

A nuk jemi të gjithë ne dëshmitarë të skenave të këtilla? Kryesisht as nuk mendojmë të ndalemi dhe të pyesim a duhet diçka. Sikur nuk kemi asgjë me të, dhe më së shumti që ofrojmë është lutja që Zoti t’ua lehtësojë dhe tu ndihmojë. Këtë gjendje mund ta kuptojë vetëm ai të cilit i prishet makina dhe ndalet. Nga kalimtarët presësh që të ndalen dhe të ndihmojnë, por nëse nuk ndalen ti nervozohesh dhe i konsiderosh për armiq. Pyesësh pse nuk po ndalen, edhe pse, edhe vet ti ashtu veprosh, a nuk është kështu?!

Dhe kështu, derisa shumë kaluan, një u ndal, më dha selam dhe më pyeti se çfarë ka ndodhur. Dukej se merr vesh në mekanizëm dhe kontrollit tha se prishja këtu nuk mund të rregullohet.

Subhanallah, çfarë të bëj tani?! Për herë të parë po e shoh këtë njeri, as unë nuk po e njoh atë, por as ai mua. Ai më thotë: “Shiko, vëlla, ti je me familje kurse unë jam vetëm. Merre makinën time, vendose familjen, mbështetu në Allahun dhe nisu për Riad. Unë do të qëndrojë te makina jote. Në restorant do ta pi një kafe, do të ha drekë dhe do të pres deri në mëngjes. Dhe ju, kur të shkosh në Riad (i cili është larg rreth 400 km), vendose familjen dhe për mua dhe për makinën dërgoje një shërbim tërheqës.”

O njeri i mirë, si po ma jep mua makinën tënde kur ne njëri-tjetrin nuk e njohim? “Hajt, makina ime është te ti, kurse e jotja te unë. Ku mund të shkosh e të ikësh? Mbështetu në Allahun dhe shko!”

Familja dhe unë u ulëm në makinë dhe udhëtuam për Riad, kurse ndihmuesi ynë i panjohur mori abdes, e fali namazin e drekës dhe të ikindisë, piu kafe, hëngri drekë dhe u shtri i qetë. Kur mbërrita në Riad, e mora me qira një shërbim tërheqës dhe ja dërgova, e cila kishte mbërriti në destinacion para agimit.

Ata e kishin ngarkuar makinën dhe mirëbërësi ynë ishte ulur me shoferin e tërheqjes, dhe në Riad arritën rreth mesditës.

Pas mbërritjes në Riad, desha ta falënderoj dhe ta paguajë për të mirat që mi bëri, por ai më tha: “Jo, jo, unë nuk dua asgjë! Unë nuk bëra asgjë. Unë mbërrita në Riad, makina ime është këtu, el-hamdu lil-lah, dhe ja edhe makina jote.” Atëherë u njoftuam, dhe me kërkesën time ai ma dha numrin e telefonit dhe u largua.

Kështu po kalonin ditët dhe netët dhe unë isha ulur në një ndejë ku po flitej për kryerjen e veprave të mira dhe për shërbime. Në këtë tubim, unë thash se kam menduar se në këtë botë nuk ka hajr, derisa më erdhi filan njeriu dhe më bëri këtë shërbim, të cilin vëllai vëllait nuk ja bën, edhe pse njëri-tjetrin ne nuk e njihnim. Hollësisht ju tregova se çfarë kishte ndodhur.

Kishte kaluar një kohë e mirë e unë rreth tij nuk kisha dëgjuar asgjë, as nuk e kisha thirrur. E mora telefonin dhe e thirra, por në thirrje mu përgjigj gruaja e tij. Nga ajo, dukshëm e mërzitur, unë kuptova se ai për shkak të borxheve gjendej në burg. E pra, tani më erdhi koha që t’ia kthej bamirësinë.
Pasi mora vesh se në cilin burg ndodhet, të nesërmen i mora 100,000 rialë (mbi 25.000 €) dhe shkova te drejtori i burgut. E luta që t’ia jepte të hollat për pagesën e borxheve dhe ta lirojë të burgosurin. Në insistimin e drejtorit që t’i them se kush jam bamirësi, i thash që t’i thotë se mirëbërësi është dikush që jep emrin e Allahut me qëllimin që i burgosuri të del nga burgu.

Drejtori e thirri të burgosurin dhe i tha: “Elhamdulilah, për ty kam një lajm të mirë. Njëri prej robërve të mirë të Allahut, i cili nuk u prezantua, t’i ka sjellë 100.000 rialë që t’i shlyesh borxhet dhe të dalësh nga burgu.” Ai i mori 100.000 rialë dhe i tha drejtorit: “Allahu ju dhashtë jetë, por kjo shumë mua nuk më kryen punë. Unë jam në burg për shkak të një shume të madhe të parave. Unë kam borxh 3 milionë rialë (rreth 750 000€) !!”

Subhanallah, kishte hyrë në biznes dhe kishte dështuar, pastaj kishte hyrë në borxhe të mëdha! Çfarë janë 100.000 mijë në krahasim me 3 milion?! Ai thotë se kjo sasi nuk i ndihmon as nuk e liron, andaj i propozon drejtorit të burgut që të hollat t’ua jepe atyre që kanë borxh nga 5, 10 ose 20 mijë rialë, sepse atyre ju kryen punë dhe ata dalin nga burgu.

Subhanallah! Çfarë bamirësie! Duke qenë në burg, ai nuk thotë që paratë t’ia dorëzojnë gruas tij dhe fëmijëve, por jepni atyre që janë në burg për 5, 10 apo 20 mijë rialë! Allahu ekber! Nxirrni nga burgu të paktën disa me këto të holla.

Nga drejtori i burgut kuptuam se me ato para u liruan, në emër të Allahut, 7 të burgosur atë ditë. O Zot, sa shpirt i mrekullueshëm! Bamirësi nuk ndryshon, madje edhe atëherë kur vetë gjendet në telashe, në brengë apo në burg. Allahu i Madhërishëm thotë: “Na, me të vërtetë, shohim se ti je prej njerëzve bamirës”. (Jusuf, 36)

Miqtë e tij nga burgu e falënderuan, u përshëndetën me të dhe shkuan, kurse drejtori i burgut u habit: “Unë nuk e di se çka është më e çuditshme: ai që i solli 100.000 rialë, duke mos thënë se kush është, apo ky që këto para i shpërndau për t’i liruar të burgosurit, kurse vetë nuk e kishte asnjë rial! Vërtetë unë nuk e di se cili është më çuditshëm e cili është më i mirë!”

Pas dy – tre javëve përsëri telefonon në shtëpinë e të burgosurit dhe nga gruaja merr vesh se ai ende është në burg. Përsëri shkoi te drejtori i burgut dhe e pyeti se pse mikun e tij nuk e kanë liruar nga burgu, sepse ai i dha 100.000 rijal për pagesën e borxhit. Mirëpo, drejtori informoi atë se borxhi është shumë i madh, kap shumën prej 3 milionë rialë, dhe 100.000 nuk kanë mundur ta lirojnë.
Me atë rast ai tha: “Pasha Allahun, unë nuk e di se çka është më e çuditshme, bujaria dhe bamirësia jote apo bujaria dhe bamirësia e tij! Të na dhe neve 100.000 pa na thënë se kush je apo çfarë je, dhe pastaj vjen përsëri dhe interesohesh për të, kurse ai me këto 100.000, duke parë se nuk mund t’i kryejnë punë, në emër të Allahut i liroi 7 persona të cilët kishin borxh nga 5, 10 dhe 20 mijë rialë.”

Miku ynë, i cili solli 100.000 rialë, u shtang nga habia dhe tha: “Allahu ekber! Ky njeri është i çuditshëm! Kërkoi nga drejtori dëshmi se ai me të vërtetë ka borxh tre milion dhe shkoi. Ai njihte shumë njerëz dhe kishte lidhje. Ai thotë se kishte shkoi te njerëzit e pasur dhe për tre muaj i kishte grumbulluar 3 milion rialë, ia kishte paguar mikut tij dhe e kishte nxjerrë nga burgu. Allahu ekber!

Bamirësia të cilën e bëjmë ne duhet të jetë vetëm në emër të Allahut të Madhërishëm, e kurrsesi në emër të lavdisë dhe të interesave të kësaj bote. Krijuesi ynë i di veprat tona të mira dhe Ai nuk do të lejojë të dështojnë, siç e pamë në ajetin e cituar.

Kurse Pejgamberi savs thotë: “Kush ia largon muslimanit një fatkeqësi të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë atij një fatkeqësi në Ditën e Gjykimit.” (Hadith)

Në një hadith tjetër, Muhamedi savs, thotë: “Kush i del në ndihmë vëllait tij, atij do t’i dalë në ndihmë Allahu i Madhërishëm!” (Hadith)

O Allahu i Plotfuqishëm, na i prano veprat tona të mira, na bën neve bamirës, na e përmirëso gjendjen tonë, Lehtësoji ata që janë në vështirësi, na i falë mëkatet tona dhe të na shpërble me xhenet me të dashurit dhe të zgjedhurit Tu! Amin.

Perkthim me pershtatje: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit