10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bamirësia, ja çfarë thotë Profeti a.s.!

Më të lexuarat

Bamirësia ndaj të tjerëve është një virtyt i lindur njerëzor, ajo lind nga dhembshuria njerëzore për ta ndjerë veten në vendin e tjetrit. Është pikërisht kjo arsyeja pse të gjithë ata që bëjnë bamirësi ndjejnë kënaqësi, sepse këtë bamirësi ata po ja dhurojnë vetvetes, të cilën e kanë vendosur në vendin e tjetrit dhe ashtu siç kjo ndjesi të bën të ndjesh dhimbjen e tjetrit, ashtu edhe çlirimi apo lehtësimi i kësaj dhimbje të bën të ndihesh mirë.
Mirëpo, një besimtar veç dhembshurisë njerëzore ka edhe një motiv më të fortë për bamirësi, atë e motivon arritja e kënaqësisë e Zotit, e cila është një bekim që nuk shteron kurrë së kënaquri besimtarin, sepse bamirësia para se të bjerë në dorën e një njeriu bie në dorën e Zotit.

Profeti i Allahut (a.s.) na tregon se Allahu i Madhëruar Ditën e Kiametit do thotë:
– O biri i Ademit! Unë u sëmura dhe ti nuk më erdhe për vizitë.
– O Zot! Si mundem unë të të vij për vizitë ndërkohë që Ti je Zoti i botëve?!
– A nuk e mësove se robi im filani u sëmur dhe ti nuk e vizitove? A nuk e mësove se nëse ti do t’i shkoje atij për vizitë do të më kishe gjetur Mua aty?
– O biri i Ademit! Unë kërkova të më ushqesh dhe ti nuk më ushqeve.
– O Zot! Si mundem unë të të ushqej ndërkohë që Ti je Zoti i botëve?!
– A nuk e mësove se robi im filani të kërkoi ta ushqesh dhe ti nuk e ushqeve? A nuk e mësove se nëse ti do ta ushqeje atë do ta gjeje këtë tek Unë?
– O biri i Ademit! Unë të kërkova të më japësh të pi dhe ti nuk më dhe të pi.
– O Zot! Si mundem unë të të jap për të pirë ndërkohë që Ti je Zoti i botëve?!
– Robi im filani të kërkoi për të pirë dhe ti nuk i dhe për të pirë. Nëse ti do t’i jepje atij për të pirë do ta kishe gjetur këtë tek Unë. (Muslimi nr. 2569)

Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit