8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ballkani Perëndimor i rrezikuar nga FETO

Më të lexuarat

Anëtarët e Organizatës Terroriste FETO, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, janë në kërkim të rrugëve për t’u arratisur nga Turqia, thuhet në një analizë të Agjencisë së lajmeve Anadollu. Në këtë analizë theksohet se një nga itineraret e tyre është edhe Maqedonia, e cila ka pozicionin e një pike hyrëse në Ballkanin Perëndimor, për të vazhduar më pas në shtetet e Evropës.

Por, në analizë thuhet se disa nga anëtarët e kësaj organizate parapëlqejnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku struktura e FETO-s vazhdon praninë përmes shkollave, universiteteve, shoqatave dhe organeve mediatike.

“Pjesëtarët e organizatës shfrytëzojnë për qëllimet e tyre regjimin pa viza mes dy shteteve, Turqisë dheMaqedonisë, teksa në të njëjtën kohë kërkojnë mënyra për të siguruar leje qëndrimi dhe pune në Maqedoni, shtet ky në të cilin hyjnë me lehtësi. Në Maqedoni, ku periudha e qëndrimit si turist pa vizë është 90 ditë, pjesëtarët e FETO-s dëshirojnë ta vazhdojnë këtë periudhë, kurse duke përdorur metoda të ndryshme si themelim kompanish, krijim partneriteti në ndonjë kompani ose regjistrim në shkollë, ata mund të sigurojnë me lehtësi të drejtën për qëndrim dhe punë”, thuhet mes tjerash në analizë.

Në analizë gjithashtu thuhet se anëtarët e FETO-s marrin shtëpi me qira në më shumë qytete të Maqedonisë, duke filluar nga Shkupi, Gostivari, Manastir, Ohri, si dhe rajoni i Mavrovës, duke preferuar vendbanimet me shumicë maqedonase, me qëllim që të mos deshifrohen. Analiza përfundon me një apel për një luftë më efikase kundër FETO-s.

“Në vendet e Ballkanit Perëndimor ende nuk janë ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me luftën kundër FETO-s. Fakti që strukturat e organizatës në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë aktivitetet e tyre, bën që pjesëtarët e FETO-s t’i ndiejnë si të afërta këto vende dhe shigjetën e destinacionit ta kthejnë drejt këtyre vendeve”, theksohet në analizën e Agjencisë Anadollu.

Analiza thotë se në Ballkanin Perëndimor, FETO ushtron veprimtarinë 40 shkolla. Nga këto shkolla, 15 gjenden në Bosnjë dhe Hercegovinë, 12 në Shqipëri, shtatë në Maqedoni, pesë në Kosovë dhe një në Serbi. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit