20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Bale te Reali për 90 milionë

Më të lexuarat

Daniel Levy, shefi i bordit drejtues të Tottenhamit, është i gatshëm t’ia shesë Real Madridit mesfushorin Gareth Bale për 90 milionë euro.

AS shkruan se Bale do të shkojë në pushim veror si lojtar i Tottenhamit dhe nuk do ta diskutojë ofertën me Levyn deri në rikthimin e tij nga pushimet.

Mesfushori është i hapur për një kalim te Madridi, por e di se negociatat në mes të gjitha palëve do të jenë të gjata dhe të vështira.

Në janar, Levy dëshironte ta shesë atë për 50 milionë euro, por Bale përfundoi sezonin duke fituar të gjitha çmimet e Lojtarit të Vitit në Angli, duke rritur kështu çmimin e tij.

Daniel Levy është i informuar për interesimin e Florentino Perez për lojtarin, dhe ka marrë kurajë pas deklaratave të spanjollit se ai ishte i gatshëm të paguajë 150 milionë për të sjellë Neymar në Real.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit