14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bale largohet nga Reali për shumë rekorde

Më të lexuarat

E ardhmja e sulmuesit uellsian Gareth Bale si duket nuk do të jetë në Madrid.
Uellsiani nuk po ndihet mirë tek Real Madrid dhe ka menduar që të rikthehet përsëri në Angli ku bëri emër falë paraqitje fantastike me Tottenhem Hotspurs.
 
Anësori po kërkohet me ngulm nga Chelsea, Manchester City dhe Man. United, por duket se kjo e fundit do ta rrëmbejë këmbëshpejtin.
 
Louis Van Gaal është adhurues i lojës së Bales dhe po mendon që gjatë verës të ofroj një shumë rekorde për të.
 
Plot 137 milionë euro United mendon t’i ofroj për Real Madridin që ta sjellin Balen në ‘Old Traford’.
 
Nëse realizohet ky transferim atëherë Bale do t’i thyej të gjitha rekordet në tregun e transferimeve. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit