12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Bakllava me keks dhe çokollatë

Më të lexuarat

Pëbërësit:

▪ 500 g kore për pite
▪ 200 g keks të bluar
▪ 200 g çokollatë për zierje
▪ 1 margarinë
▪ 2 gota sheqer
▪ vaj

Përgatitja:
Sheqerin dhe 2 dl ujë zieni derisa sheqeri të shkrihet.

Bluani çokollatën në rende në grimca më të trasha.

Merrni një kore dhe spërkateni me pak vaj, paloseni për gjysmë, në fund të kores vendosni çokollatën e bluar dhe keksin, pastaj mbështilleni koren në formë cilindri dhe vendoseni në tepsi të lyer me vaj.

Përsëriteni këtë veprim derisa të shpenzoni tërë materialin.

Para se ta piqni, priteni ballkavanë dhe lyejeni me margarinën e shkrirë.

Piqeni në furrë të ngrohur në 150 gradë rreth 15 minuta.

Pas pjekjes bakllavasë hidhjani sherbetin e përgatitur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit