15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bajqinovci: Nuk mund ta keshë shef Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër

Më të lexuarat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se veprimet e Agim Veliut ishin në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.

Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Veliu e ka ditur që nga momenti që e ka pranuar postin se do ta ketë shef Albin Kurtin, edhe nëse kjo nuk i pëlqen.

“Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu. Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse”, shkruan deputeti i LVV-së.

Ai tha se nuk i takon koalicionit qeverisës të veproj nën urdhrat e dikujt tjetër, përvec atyre të kryeministrit.

“Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK. Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet e as nuk shantazhohet prej askujt”, shkruan ai.

Bajqinovci po ashtu thotë se edhe pse nuk dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje, ata janë të gatshëm dhe beson se mund të jenë më superiorë nëse kjo ndodh.

“Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara”, shkruan Bajqinovci.

https://www.facebook.com/mefail.bajqinovci/posts/10222177208040352

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit