20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

‘Babai im është djall’: Edhe gjenitë miliarderë kanë dramat e tyre

Më të lexuarat

Pasi shkencëtari i njohur, Stephen Hawking ndërroi jetë, pati shumë media që nxituan të vlerësojnë atë si një njeri i dashur dhe një familjar i mirë.

Por pati po ashtu edhe disa media që thanë se marrëdhëniet e tij në familje ishin të tmerrshme, se ai ishte një mizogjin dhe narcist i jashtëzakonshëm.


Jeta në familjet e gjenive nuk është gjithmonë ajo që na paraqitet.

Së fundmi, një nga gjenitë e gjallë të planetit, miliarderi Elon Musk foli hapur për babanë e tij, Errol.

Mes lotëve, ai tha se “babai im është një qenie e tmerrshme, nuk ia keni idenë”.

Themeluesi i Tesla dhe SpaceX shkoi më tej: “Babai është djalli vetë. Thuajse çdo krim që mund të keni imagjinuar, ai e ka bërë”.

Një ditë më parë u mësua se babai 72-vjeçar i miliarderit ka një fëmijë 10-muajsh me thjeshtrën e tij (vajzën e gruas).

Një mik i familjes tha se Errol e njihte Jana-n që kur ajo ishte katër vjeç.

Mamaja e saj ka tentuar që të mbajë të fshehtë skandalin.

Errol Musk, që vetë është një milioner i suksesshëm, tha se nuk e konsideron më si thjeshtrën e saj.

Ai tha se është martuar e divorcuar katër herë dhe thuajse nuk e mban mend nënën e Jana-s.

I pyetur për komentet e të birit, ai tha me zemërim se “Elon duhet të rritet”.

Duke folur nga vila e tij në Afrikën e Jugut, Errol tha se i biri ndoshta i referohet faktit se ai ka vrarë tre persona, që i kishin hyrë në shtëpi.

Akuzat ndaj tij u pushuan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit