11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Babai i viktimës më të re në Barcelonë përqafon imamin

Më të lexuarat

Babai i viktimës më të re në sulmet terroriste në Barcelonë ka përqafuar një imam gjatë një proteste të mbajtur kundër terrorizmit dhe islamofobisë.

Xavier Martinez, i cili humbi djalin e tij trevjeçar Xavi në sulmin në sheshin Las Ramblas, përqafoi imamin spanjoll Driss Salym në qytetin Rubi.

Që të kanë shfaqur unitetin dhe dhembshurinë për viktimat e sulmit terrorit, ndërsa kanë dënuar ashpër sulmet terroriste që po marrin jetë njerëzish të pafajshëm.

Faqja e internetit lokale El Periodico raportoi se Martinez gjithashtu mbajti një fjalim emocional për këtë rast, duke falënderuar popullin e Barcelonës dhe shërbimet lokale të urgjencës që ndihmuan viktimat e sulmit.

“Faleminderit të gjithve, dhe gëzohem që sot e shoh sheshin plot me njerëz. Mos kini frikë”, ka thënë ai para protestuesve.

“Kam nevojë të përqafoj një mysliman. Këta njerëz nuk duhet të kenë frikë”, ka thënë ai pa shprehur asnjë pik urretje në fytyrë.

Xavi trevjeçar ishte duke ecur poshtë Las Ramblas me nënën e tij, babanë dhe xhaxhain e madh, Francisco Lopez Rodriguez, kur furgoni u përplas me këmbësorët.

Nga sulmi terrorist kanë humbur jetën 13 persona dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 100.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit