Babai i 12 fëmijëve nderohet nga policia – njihuni me shoferin nga Emiratet i cili nuk ka marrë asnjë gjobë për 45 vjet

0
145

Mal Allah Ibraheim Al Hammadi i Sharjah mori lejen e tij të vozitjes në vitin 1975 dhe drejtoi makinën e tij të parë më vonë në atë vit.

Që atëherë, ai kurrë nuk ka kryer një shkelje të trafikut.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, Al Hammadi, i cili ka 12 fëmijë, u nderua kohët e fundit nga Policia e Trafikut e Sharjah.

Al Hammadi i tha Gulf News se të gjithë djemtë dhe nipërit e tij që kanë leje drejtimi e kanë marrë atë si shembull pasi ata gjithashtu nuk kanë dënime nga policia e trafikut.

Njëri prej tyre është me policinë e Sharjah dhe mban gradën e kapitenit ndërsa një tjetër është një inxhinier.

Al Hammadi gjithashtu po edukon djemtë e tij, si dhe nipërit për rregullat e trafikut dhe atë që ata duhet të bëjnë kur të ulen pas timonit, duke përfshirë lidhjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin kurrë të celularit gjatë vozitjes.

Ai kishte punuar në Policinë e Sharjah para se të dilte në pension në vitin 1987 ndërkohë që tani punon tani si një tregtar dhe shumicën e kohës e kalon duke praktikuar hobin të tij të preferuar.

“Al Hammadi kurrë nuk ka vozitur me pakujdesi ose ka thyer ndonjë rregull. Sjellja e tij e shkëlqyeshme ka kontribuar në bërjen e rrugëve më të sigurta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është një dëshmi për shoferët e sjellshëm në vend”, ka thënë Ahmad Saeed Al Naour, Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Qendrore të Policisë së Sharjah.

“Unë gjithmonë kam ndjekur rregullat e trafikut sepse siguria në rrugë është përparësia kryesore gjatë ngasjes. Të gjithë duhet të ndjekin rregulloret, qofshin ata këmbësorë apo shoferë”, ka thënë Al Hammadi.

Al Hammadi shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e një çmimi nga policia. Ai e vlerësoi Policinë e Sharjah për këtë iniciativë të mirë. Ai tha se iniciativa të tilla promovojnë përhapjen e kulturës së respektimit të ligjeve të trafikut.

Të martën, Policia e Sharjah nderoi Al Hammadi së bashku me tetë shoferë të tjerë për faktin se asnjëherë nuk kanë marrë një gjobë trafiku që kur ata morën patentën e tyre të shoferit.

Policia i përshkroi ata si “drejtuesit idealë që u përmbaheshin rregullave dhe rregulloreve të trafikut në çdo kohë”.