14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Babai e shiti të bijën njëvjeçare për të paguar borxhet e shpenzimeve në lojërat e fatit

Më të lexuarat

Autoritet e sigurisë në Kinë, e kanë arrestuar një burrë të njohur vetëm me mbiemrin Jiang, për shitjen e të bijës njëvjeçare për shumën e rreth 7,800 eurove.

Fëmijën ua dha një çifti bashkëshortësh, që i njoftoi përmes internetit, në këmbim të parave me të cilat do paguante borxhet e shpenzimeve në lojëra fati.

Më të vogëlushen nga shtëpia, babai i pa punë kishte thënë se po e dërgon te nëna tij, që të qëndrojë për një kohë dhe të mësohet me gjyshen.

Pasi u bënë tre muaj dhe nëna nuk kishte dëgjuar asgjë nga e bija, nisi të dyshonte për mirëqenien e saj, ndërsa bashkëshorti gjente arsyetim të ndryshme, vetëm që të mos realizonte ndonjë vizitë, në shtëpinë që nuk ndodhet më se 140 kilometra larg vendbanimit të tyre.

Gjatë kontrollit në telefonin e bashkëshortit, ajo gjeti shkëmbimin e mesazheve me familjen adoptuese.

Me të njoftuar autoritet, fëmija është marrë nga adoptuesit ilegal dhe u bashkua me nënë, teksa babai është dërguar në mbajtje, për shkak të shitjes së fëmijës. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit