11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

AXOS-it i zgjatet afati i pagesës për PTK-në

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës, deri në fund të këtij viti nuk planifikon t’i inkasojë 277 milionë eurot nga shitja e 75 për qind të aksioneve të Postë- Telekomit të Kosovës(PTK), të cilën gjë po e kërkon edhe koncorciumi fitues “Axos”.
Sipas dokumentit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve(KASH) 2014-2016, të përgatitur nga ekzekutivi i vendit, nga shitja e shumicës së aksioneve të PTK-së, përmbylljes së transaksionit financiar mbi privatizimin e Distribucionit të energjisë elektrike dhe 19 milionë euro të hyra të dedikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), financimi i njëhershëm të fund të vitit 2013 pritet të arrijë në 322.3 milionë euro, duke përmbyllur vitin fiskal me një bilanc bankar prej 422.6 milionë euro. “Ky bilanc pritet të luajë rol të rëndësishëm në finanicmin e deficitit edhe gjatë viteve vijuese dhe financim të projekteve kyçe kapitale në vitet vijuese duke respektuar rregullën fiskale”, thuhet mes tjerash në dokumentin e KASH-it.

Edhe përfaqësuesja e kompanisë “Axos” në Hamburg të Gjermanisë, Katja Derow, i ka deklaruar ditë më parë gazetës “Zëri” se përmbyllja e transaksionit financiar për privatizimin e PTK-së pritet të ndodhë para përfundimit të këtij viti kalendarik.

Në anën tjetër, zyrtarët e Njësisë për privatizimin e PTK-së muajin e kaluar i kishin deklaruar gazetës se Axos pas katër muajsh do t’i paguajë 277 milionë euro në buxhetin e Kosovës, pas shpalljes fitues nga Qeveria e Kosovës.

Kjo e fundit gati që një muaj e ka shpallur fitues kompaninë gjermane, e cila kishte ofruar çmimin më të lartë, krahas kompanisë libaneze M1 që ofertoi me 150 milionë euro.

Drejtuesit e Njësisë për Privatizimin e PTK-së patën deklaruar në atë kohë për “Zërin| se paratë do të transferohen fillimisht në një llogari të besuar para përfundimit të transaksionit dhe pas kësaj çmimi i blerjes do të paguhet në thesarin e shtetit.

Eksperti i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë se çmimi që është ofruar për PTK-në është tejet i lirë dhe në rast se edhe pagesa zgjatet me muaj, atëherë po konfirmohen pohimet së kompania publike është falur. “Ky çmim paraqet dy herë më pak sesa që është vlera reale e PTK-së. Në qoftë se tash prolongohet pagesa normalisht se do të vijë deri te devalvimi i parasë së ofruar”, thotë Limani. /Zëri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit