9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Avni Arifi bëri shkelje flagrante, nuk e lajmëroi MPJ-në dhe e la Kosovën pa mision diplomatik në Emirate (Dokument)

Më të lexuarat

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka bërë shkelje flagrante të rregulloreve për diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me shkuarjen e tij në Berlin.

Arifi as nuk e ka respektuar Qarkoren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe as nuk e ka lënë asnjë të ngarkuar të përkohshëm me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Madje, ai as nuk e ka lajmëruar fare Ministrinë e Punëve të Jashtme, obligim ky të cilin e ka çdo shef i misionit diplomatik dhe çdo diplomat i akredituar në çdo vend pritës, të cilët nuk mund të largohen nga ai vend pa miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kabinetit të MPJ-së.

Praktikisht, me shkuarjen e tij të fshehtë në Berlin, ambasadori Avni Arifi e ka mbyllur Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Periskopi e ka siguruar qarkoren e brendshme në fuqi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të nënshkruar më 21 mars 2019 nga Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme, e cila fakton shkeljet e ambasadorit Arifi.

Në pikën 3 të kësaj qarkoreje në fuqi, evidentohet shumë qartë shkelja e Arifit, ndaj të cilit nuk dihet ende nëse do të merret ndonjë masë disiplinore.

“Në rast të largimit të shefit të misionit nga vendi pritës, medoemos duhet të lajmërohet MPJ në Prishtinë, si dhe arsyeja e largimit. As shefi i misionit dhe asnjë diplomat i akredituar në vendin pritës nuk mund të largohen nga misioni pa miratimin e shefit të misionit, gjegjësisht Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kabinetit të MPJ-së”, thuhet në këtë qarkore të MPJ-së.

Kabineti i MPJ-së ditë më parë kishte konfirmuar se nuk kanë qenë të njoftuar për këtë lëvizje të Ambasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit