8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Avionët turq të servisuar në Izrael, po rrëzohen shumë shpesh

Më të lexuarat

Mediat turke njoftuan rrëzimin e një avioni luftarak të tipit F-4 pasi ai ishte riparuar më parë në Izrael sipas kontratës së vitit 2002.
Sipas mediave turke rrëzimi i avionëve luftarakë që më herët janë riparuar dhe ri-konstruktuar në Izrael, është shtuar në mënyrë të kuptimshme. Në vitin 2002 Ankara dhe Tel Avivi nënshkruan një kontratë për riparimin dhe rikonstruksionin e avionëve luftarakë të tipit F-4 me vlerë 630 milion dollarë. Kjo marrëveshje përfshiu riparimin e 54 avionëve luftarakë. Edhe pse më parë Izraeli këta avionë i kishte nxjerrë jashtë përdorimit, Turqia për riparimin e secilit prej tyre ka paguar 11.7 milion dollarë. Mirëpo sipas gazetës turke Vatan, vetëm brenda 10 ditësh janë rrëzuar 3 avionë luftarakë të tipit F-4 të Turqisë. Që nga koha e riparimit të këtyre avionëve në vitin 2002 e deri më sot gjithsej janë rrëzuar 12 avionë të tipit F-4 të Turqisë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit