15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Avionët amerikan sulmojnë Pakistanin

Më të lexuarat

Pavarësisht kundërshtimeve të popullit, partive politike dhe autoriteteve pakistaneze ndaj sulmeve ushtarake amerikane në rajonet fisnore, sulmet me avionë pa pilotë amerikanë vazhdojnë në veri lindje të Pakistanit.
Në sulmet raketore të mëngjesit të së dielës, avionët spiunë amerikanë kanë lënë 6 të vdekur dhe 2 të tjerë të plagosur në veri lindje të Pakistanit. Sulmet ajrore amerikane kanë shkaktuar vdekjen e personave të pafajshëm, gjë që ka shkaktuar mjaft polemika nga ana e funksionarëve pakistanezë. Si pasojë e këtyre sulmeve vetëm gjatë vitit 2012 në këtë vend kanë vdekur rreth 170 perona. Amerika pretendon se këto sulme ndodhin për arsye përballje me pjesë të mbetura të Al Kaedës apo talibanëve, por qeveria pakistaneze deklaron se shumica e sulmeve raketore amerikane ndodhin në zonat ku jetojnë civilët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit